SHKRUAR NGA BISLAME
POSTED IN LAJME - LAJME
Sot pasdite është sulmuar Kryeimami Sabri ef. Bajgora
Sot, pasdite rreth orës 15:40, derisa po kthehej nga puna, në rrugën "Nazim Gafurri" në Prishtinë, afër shtëpisë së tij, është sulmuar fizikisht kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri ef. Bajgora, nga Musli Verbani-imam në xhaminë e Kaçanikut.
Kryesia e Bashkësisë Islame, dënon sulmin ndaj kryeimamit Bajgora, dhe të njëjtin e konsideron sulm ndaj Institucionit dhe rendit kushtetues të Bashkësisë Islame Islame të Kosovë.
Një akt i tillë, përpos që është i pa pranushëm, është akt i ultë që nuk përket me detyrën dhe misionin e një imamit.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës kërkon nga organet e rendit që sulmuesi të marr dënimin e merituar për sulm ndaj personit zyrat.
Lidhur me rastin, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, për nesër ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme.