Bashkësia Islame e Kosoves (BIK) njoftoi se të enjten pasdite, rreth orës 15:40, derisa po kthehej nga puna, në rrugën “Nazim Gafurri”, në Prishtinë, afër shtëpisë së tij, është sulmuar fizikisht kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri ef. Bajgora, nga Musli Verbani - imam në xhaminë e Kaçanikut
Kryesia e Bashkësisë Islame, dënon sulmin ndaj kryeimamit Bajgora, dhe të njëjtin e konsideron sulm ndaj Institucionit dhe rendit kushtetues të Bashkësisë Islame të Kosovë.
“Një akt i tillë, përpos që është i papranueshëm, është akt i ultë që nuk përket me detyrën dhe misionin e një imamit”, thuhet në komunikatë.
“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës kërkon nga organet e rendit që sulmuesi të marr dënimin e merituar për sulm ndaj personit zyrat”.
Lidhur me rastin, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, për të premten ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme.