Muhammedi a.s. thote: " Xhenetli eshte njeriu i meshirshem,qe ka zemer te dhimshme per te afermit dhe muslimanin.Muslimani eshte i meshirshem,e meshira eshte cilesi e larte e moralit te tij dhe vecori e shpirtit te tij. Meshira eshte nder cilesit kryesore qe e larteson njeriun.Meshira eshte ndjenje morale qe i Madhi Zot ua fali njerezve dhe e futi ne zemrat e tyre.Njeriu i meshirshem fiton dashurine hyjnore,respektin nder njerez,kalon jete te lumtur ne kete bote dhe pergatit jete te lumtur per ne ahiret.All-llahu xh.sh.thote: "Denimi im eshte ai me te cilin e godas cilin dua,e meshira ime ka perfshire secilin send...".MIRESI-nuk konsiderohet nese dikujt i ndihmojme me gjera qe nuk i perdorim.p.sh.kepuce te leckosur,buken e mykur,rroben e grisur etj.nuk mund t`ia japim askujt.I japim ato gjera qe kane vlere edhe per ne,ato gjera,mungesen e se cilave mund ta ndjejme edhe ne,se vetem keshtu tregohet meshira dhe miresia. Meshira dhe Miresia jane fryt i sinqeritetit.SOLIDARITETI-eshte detyre fetare dhe detyre morale.All-llahu xh.sh.thote: "...Kush e ngjalle(behet shkaktar qe te jete ai gjalle)eshte sikur te kishte ngjallur(shpetuar)te gjithe njerezit...".Zemergjeresia,bamiresia,ndergjegjja,jane cilesi shpirterore te atij qe ndihmon,se vetem njeriu i pajisur me keto cilesi e kryen emanetin e All-llahut xh.sh.. Muhammedi a.s. thote: "S`eshte musliman i vertete ai qe e mbush barkun e tij,e fqiu i tij eshte i uritur".S`ka dyshim se All-llahu xh.sh. i shperblen ata qe ndihmojne. Es selamu Alejkum!!