Shtëpia Botuese “Logos – A” nga Shkupi me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe flamurit shqiptar do të shpërndajë mbi 100 mijë libra.
Aksioni dje ka nisur me dhurimin e librave në promovimin e emrit të ri të shkollës “Ismail Qemajli” në komunën e Çairit.
Aksioni i “Logos – A” përfshin ndarjen e 100 mijë librave, prej të cilave 30 mijë do të shpërndahen në Maqedoni, 30 mijë në Shqipëri dhe 40 mijë në Kosovë.
“Logos ka vendosur që për 100 vjetët e Shqipërisë të dhurojë nga 1 000 libra për secilin vit të kaluar nga shpallja e pavarësisë, duke arritur kështu në gjithsej 100 mijë libra që planifikon t’i dhurojë për thuaje të gjitha institucionet shkencore, arsimore, kulturore e bibliotekat shqiptare, për të përçuar kështu mesazhin e vlerës se madhe që ka ky përvjetor, 100 mijë libra për 100 vjet Shqipëri”, deklaroi përfaqësuesi i kësaj shtëpie botuese, Afrim Gashi. Ky është një aktivitetet si pjesë e manifestimeve për 100 vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar. (INA)