Divorcet në Maqedoni po shënojnë rritje dhe se sipas statistikave të fundit brenda dy viteve janë regjistruar 1700 divorce.
Kjo shifër është konsideruar si e lartë, pasi në dallim nga viti 2009, divorcet janë rritur për 30 për qind më shumë. Problemet e çifteve kryesisht ndodhin tek moshat 25 deri 40 vjeç, ku burrë e grua vendosin përfundimisht që të divorcohen.
Por jozyrtarisht mësohet se ka edhe nga ato divorce që realizohen për qëllime të tjera, kryesisht të nxitura nga bashkëshortët që shkojnë jashtë vendit me synime për të krijuar një lidhje interesi dhe për qëndrim. Por, janë edhe familje që prishin kurorën për përfitime sociale dhe interesa të tjera.
Ndërkohë, i lartë është numri i kurorëzimeve pasi gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 2000 kurorëzime të çifteve të reja./ora/