Gjatë ramazanit në Maqedoni lexohet Kuran nëpër xhami (mukabele) dhe organizohen konferenca e panele me pjesëmarrjen e lirë të popullit.
Emocionet e ramazanit vazhdojnë të ndihen edhe në Ballkan.
Me rastin e muajit të madhëruar të ramazanit në Maqedoni po organizohen aktivitete të ndryshme.
Gjatë ramazanit në Maqedoni lexohet Kuran nëpër xhami (mukabele) dhe organizohen konferenca e panele me pjesëmarrjen e lirë të popullit.
Myslimanët përpiqet ta jetojnë muajin e shenjtë të ramazanit sipas frymës së islamit. Kur përmendet ramazani, në Maqedoni gjëja e parë që të vjen në mendje është pazari.
Tregjet e fruta-perimeve janë gjallëruar, të gjithë nxitojnë për të blerë diçka, sipas nevojave vetjake. Ndërkaq, tepër të ngjashme me ato të Turqisë janë edhe gatimet, që bëhen në Maqedoni posaçërisht për muajin e ramazanit.
Shoqata të ndryshme bamirëse nga Maqedonia dhe Turqia përgjatë një muaji japin ushqim falas për të varfrit në çadrat e ramazanit. Por gjithsesi në ramazan sofrat e iftarit të shtëpive kanë një joshje më të madhe./trt/