Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: 1350 njerëz të nacionaliteteve të ndryshme u konvertuan në Islam gjatë vitit 2011 Wed 1 Feb 2012 - 12:17 | |
| - Cito :
- 1350 njerëz të nacionaliteteve të ndryshme u konvertuan në Islam gjatë vitit 2011 në Qendrën Informative Islame të shoqatës Dar Al Ber në Dubai.
"Ata, kryesisht, janë tërhequr nga mësimet tolerante, të mëshirshme dhe racionale të Islamit", tha Jusuf Al Saeed, Drejtor i Qendrës. Gjatë ditës, qindra njerëz të të gjitha nacionaliteteve vizitojnë qendrën për t’u njoftuar me Islamin. Numri i vizitorëve dita ditës është duke u rritur. Njerëzit gjithnjë e më shumë janë duke kuptuar se mësimet e Islamit janë tolerante, të mëshirshme dhe të përshtatshme për të gjitha kohët dhe vendet. "Jo-muslimanët kanë rast të mirë të takohen me muslimanët e rinj dhe të dëgjojnë tregime rreth konvertimit (në Islam) nga bashkatdhetarët e tyre, në gjuhën e tyre. Kjo metodë tregoi një sukses mahnitës në transmetimin korrekt të mesazhit të Islamit", tha ai. Në mesin e 16 kombësive të ndryshme të njerëzve të cilët u konvertuan në Islam, filipinasit gjenden në krye të listës me një mesatare vjetore prej rreth 80 për qind, të ndjekur nga Indianët dhe kinezët. Përveç tyre, në Islam konvertohen edhe njerëzit nga Britania e Madhe, Amerika, Gjermania, Franca, Italia, Rumania, Rusia dhe Holanda. "Njerëzit ishin të prekur nga udhëzimet e mëshirshme të Islamit, të cilat kërkojnë sinqeritet, ndershmëri dhe mirësi ndaj të gjithë njerëzve pa dallim racës, fesë, gjuhës dhe ngjyrës", tha ai. Kohën e fundit, qendra ka kryer trajnim me temën: "Si të jesh thirrës efektiv në Islam", në sallat e ligjërimeve të lokaleve të reja të qendrës Dar Al Ber në rrugën Shaikh Zayed. | |
|