Kryeministri turk, Recep Taip Erdogan është zgjedhur si personazhi i
vitit 2011, nga votuesit dhe lexuesit e revistës prestigjoze amerikane,
“Time”.
Vetë kryeministri turk ka marrë njoftimin nga redakstia e revistës.
Por agjencia turke e lajmeve, Anadolu thotë se ky nuk është një vendim
përfundimtar, pasi emri i cili do të zgjidhet personazhi i vitit, do të
shpallet nga vetë redaksia, e cila mund të vendosë ndryshe, pavarësisht
votimit të lexuesve.
Ky është viti i dytë në të cilin Erdogan ndodhet ndër personat më të
votuar në revistën “Time”. Vitin e shkuar, ai ndodhej në krye, si
personazhi më i votuar, por pas përhapjes së Wikileaks, ishte Julian
Assange ai që e parakaloi, por në fund triumfoi Mark Zuckerberg i
Facebook.