Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | Rinia sotë dhe sfidat e jetës alkooli,droga,prostitucioni etj!! | |
Rinia është pjesa më e mirë e jetës së çdo njeriu, por është e shkurtër dhe shpejt kalon,mirëpo,sot kur unë duhet t’i shijoj të mirat e kësaj moshe, por gjithçka ka ndryshuar dhe në mënyrën më mizore vriten të gjitha ndjenjat e pastra pasiqësot po ballafaqohemi me shumë probleme si konsumimi i alkoolit,drogës,përhapja e amoralitetit e shumë probleme tjera të panumërta të rinisë tonë. Zakonisht rinia jonë e ”modernizuar” kur shkëputen nga angazhimet profesionale,ato mendojnë që çlodhja e tyre e vetme është konsumimi i alkoolit,duke e konsideruar atë si vet mjekim dhe mbushje e b o s h l l ë k u t (vetmisë).Mirëpo,përkundrazi në atë kohë ankthi nis të rritet dhe kërkon zgjidhje për shuarjen e saj dhe pi një gotë alkool pasi që ajo bën t’i harrojë të gjitha,por për fat të keq,ne e dimë që alkooli është helm për sistemin nervor,shkakton depresion dhe krijon ankth dhe paraqiten llojlloj sëmundje që e dëmtojnë rëndë shëndetin dhe trupin e njeriut. Edhe arabët para shpalljes së Kur’anit e konsumonin me të madhe alkoolin mirëpo Allllahu xh.sh.me madhërinë e Tij e shpalli ajetinkur’anor dhe e ndaloi pirjen e alkoolit,pasi që është e dëmshme për njeriun,Allllahu xh.sh thotë: ”O ju që besuat ,s’ka dyshim se vera,bixhozi,idhujt dhe hedhja e shigjetës janë vepra të ndyta nga shejtani.Pra largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar”. S’do mend nuk ka vepra të ndaluar e të mos jetë e dëmshme për njeriun. Shpesh pyes veten ,ku është ajo kohë e prindërve tanë kur të rinjtë kanë pasur aspirata dhe vizione për jetën më tutje, kur ata kanë qenë fuqia, ardhmëria dhe krenaria e shoqërisë. Për fat të keq,sot kur kushtet dhe mundësitë janë shumë më të mira rinia jonë po shkatërrohet duke iu dhënë një jete të pakuptimtë dhe të gabuar. Në moshën rinore të riut i duket gjithçka bardhë para syve, mendon se gjithçka është e mirë dhe për këtë sot rininë tonë e kanë kapluar valët e zeza të problemeve dhe ky është shkaku i shkatërrimit të rinisë. Por, ne duhet të mbahemi fort,të luftojmë për një ardhmëri të lumtur dhe me aspirata. Më duket se rinia po e humb kohën kot duke i dhënë përparësi epshit të vet ,andaj edhe lot më pikojnë për këtë gjendje të mjerueshme të rinisë sonë,që s’e lodhin kokën fare se me çfarë problemi po ballafaqohemi sepse për rininë i ashtuquajturi ”modernizim” nuk është asgjë, ”droga ,alkooli,amoraliteti,muzika,jeta e natës ”, duke mos ditur se ato janë vetëm shkatërrim . Mendoj se në këtë botë të madhe lindin probleme,strese,të cilat ndodhin njëra pas tjetrës dhe njëherazi bëhen probleme që ta zënë frymën dhe nuk dihen se kur kanë filluar dhe kur do të mbarojnë, duket se kanë lindur me vetë kohën, prandaj është tepër rëndë që rinia t’i kuptojë sfidat me të cilat do të ballafaqohen gjatë jetës. Dhe në fund i drejtohem me lutje Allahut që Ai ta përmirësojëe ta udhëzojë rininë tonë në rrugë të mbarë. | |
|