“All-llahu është i Gjithdijshëm, i Urtë.” (Kur’an) Një karrotë e prerë (i.e. një thelë karrote) duket sikurse syri njerëzor. Bebëza, irida dhe linjat rrezatuese duken tamam si të syrit njerëzor… dhe PO, sot shkenca tregon se karrotat e përmirësojnë shumë qarkullimin e gjakut dhe funksionimin e syve.
Një domate ka katër dhomëza dhe është e kuqe. Zemra është e kuqe dhe ka katër dhomëza. Të gjitha hulumtimet tregojnë se domatet vërtetë janë ushqim i pastër për zemrën dhe për gjakun.
Rrushi qëndron i varur në një kalavesh, i cili e ka formën e zemrës. Sëcila kokërr rrushi duket si një qelizë gjaku dhe të gjitha hulumtimet e sotshme tregojnë se edhe rrushi është ushqim vital i rëndësishëm për zemrën dhe gjakun.
Patatet e ëmbla duken sikurse pankreasi dhe faktikisht e balancojnë indeksin glicerial të diabetikëve.
Një arrë duket si një tru i vogël, një hemisferë e djathtë dhe e majtë, cerebrumet e sipërme dhe cerebellumet e ulëta. Madje edhe rrudhat ose palat në një arrë janë tamam sikurse neokorteksi. Tani ne e dimë se arrat ndihmojnë zhvillimin e mbi 3 duzinave të transmetuesve të neuroneve për funksionimin e trurit.
Fasulja (konkretisht kjo që është në foto e që në anglisht quhet kidney beans – sh.p.) vërtetë i shëron dhe ndihmon në ruajtjen e funksionit të veshkave dhe po, ato duken pikërisht si veshka njerëzore.
Selinoja, lakra kineze, raveni e shumë të tjera duken tamam sikurse eshtra. Këto ushqime në mënyrë specifike ndikojnë në forcimin e eshtrave. Eshtrat përbëhen nga 23 % sodium e edhe këto lloj ushqimesh përbëhen nga 23 % sodium (natrium). Nëse ju nuk keni sodium të mjaftueshëm në ushqimin tuaj, trupi e tërheqë atë nga kockat duke i dobësuar ato. Këto ushqime i plotësojnë nevojat skeletike të trupit.
Patëllxhani, avokadot dhe dardhat ndikojnë në shëndetin dhe funksionin e mitrës dhe qafës së saj – ato duken sikurse këto organe. Hulumtimet bashkëkohore tregojnë se kur një grua ha 1 avokado në javë,
ajo ia balancon hormonet, e rregullon peshën e frytit (dmth. që të lind brenda përmasave normale) dhe parandalon kancerin cervikal (të qafës së mitrës). Dhe çfarë urtësie qëndron në këtë gjë? … Duhen 9 muaj që një avokado të zhvillohet nga të lulëzuarit në frut të pjekur. Ekzistojnë mbi 14000 përbërës kimik fotolitik ushqyes në sëcilën nga këto ushqime (i.e., fruta) – shkenca moderne i ka studiuar dhe emërtuar vetëm rreth 141 nga ata përbërës.
Fiqtë janë përplotë fara dhe kur të rriten (zhvillohen) qëndrojnë varur në çift. Fiqtë e rrisin levizshmërinë e spermës mashkullore dhe e shtojnë numrin e qelizave të spermës për ta mposhtur sterilitetin mashkullor.
Grejpfrutët, portokajt dhe agrume të tjera duken sikurse gjendrrat qumështore të femrës dhe në fakt ndihmojnë në shëndetin e gjoksit dhe në lëvizjen e limfës brenda dhe jashtë gjoksit.
Qepët duken si qelizat e trupit. Hulumtimet e sotshme tregojnë se qepët ndihmojnë në spastrimin e lëndëve të tepërta nga të gjitha qelizat e trupit. Ato madje shkaktojnë edhe lotë, të cilat i pastrojnë shtresat epiteliale të syve.
Ullinjtë ndihmojnë në shëndetin dhe funksionin e vezoreve.
“Atëherë, cilën nga të mirat e Zotit tuaj po e mohoni?” (Kur’an, Er-Rahman: 13) *******
QumështiPejgamberi (s.a.v.s.) ka thënë se qumështi e largon (heq) zjarrin (inatin, zemërimin etj.) nga zemra, sikurse gishti që e heq djersën nga vetulla. Ai e përforcon kurrizin, e zhvillon trurin, e rrit inteligjencën, e përtërinë shikimin dhe e menjanon harresën.
MjaltiNjihet si ilaçi më i mirë për diarrenë (barkqitjen) kur përzihet me ujë të nxehtë. Është ushqimi i ushqimeve, pija e pijeve dhe bari i barërave. Përdoret për të ngjallë apetitin, përmirësimin e stomakut, eliminimin e plogështisë, si mjet ruajtës i mishit, balsam për flokë, mjet për qetësimin e syve dhe për larje të gojës. Është tëjet i dobishëm gjat mëngjesit kur përzihet me ujë të vakët dhe është edhe sunnet.
Vaji i ullirit Mjekim i mrekullueshëm për lëkurë dhe flokë, e pengon (vonon) pleqërinë, mjekon inflamacionët e stomakut.
KëpurdhatPejgamberi (s.a.v.s.) ka thënë se këpurdha është mjekim i mirë për sytë, ajo shërben edhe si një formë për rregullim gjat lindjes dhe pengon paralizën.
RrushiPejgamberi (s.a.v.s.) e donte shumë rrushin. Ai e pastron gjakun, të
jep forcë dhe shëndet, i përmirëson veshkat dhe i pastron zorrët.
Hurmet Pejgamberi Muhammed (s.a.v.s.) ka thënë se një shtëpi pa hurme nuk ka (posedon) ushqim, si dhe të hahet edhe në kohën e lindjes së fëmijës.
FiqtëËshtë një frut nga Parajsa (Xhenneti) dhe mjekim për hemorroidet (majasëll).
ElbiI mirë kundër temperaturës (etheve) në formë supe.
Pjepri (si dhe shalqiri)Pjepri përmban 1000 bekime dhe 1000 mëshira. Pejgamberi (s.a.v.s.) ka thënë: “Asnjëra nga gratë tuaja që është shtatzënë dhe që ha shalqi, nuk do të dështojë në të lindurit e pasardhësve që janë të mirë në fytyrë (dmth. të bukur) dhe në karakter.”
ShegaPejgamberi (s.a.v.s.) ka thënë se ajo të pastron nga Shejtani dhe aspiratat e këqija për 40 ditë.
UjiPejgamberi (s.a.v.s.) ka thënë se pija më e mirë në këtë botë dhe tjetrën është uji. Kur të jeni të etur pijeni atë me gllënjka (me ndërprerje) dhe jo menjëherë (me një gllënjkë), meqë kjo e fundit i
shkakton dëm mëlçisë.
Kështu pra, paqja qoftë mbi të Dërguarin tonë të dashur (s.a.v.s.), i cili na përgatiti me dituri të mrekullueshme që edhe mendjet më të ditura i habisin. Qoftë ky informacion i dobishëm për të gjithë ne
Insha All-llah, Amin!
Shqipëroi:
Daim AbaziBurimi:
Islamcan.com(Breziiri)