Diten e Gjykimit, pasi eshte bere llogaria e te gjitheve, therriten dy vete nga xhehennemi. Allahu teala i pyet keta te dy:
- Si eshte vendi ku jeni?
- O Allah! Nuk ka vend me te mundimshem se vendi jone.
- Ky eshte ndeshkimi per gabimet qe keni kryer, Une nuk i bej padrejtesi askujt. Tani kthehuni perseri ne vendet tuaja!
Njeri nga keta ik, duke vrapuar ndersa tjetri iken duke kthyer koken pas nw çdo hap. Allahu teala i therret perseri keta te dy. Ne fillim pyet ate qe iku duke vrapuar, se pse kishte vrapuar ashtu. Ai i pergjigjet: "O Allah! Ti e di çdo gje me mire: Ne kete bote jam treguar pertac ne kryerjen e urdherave te Tu, dhe per kete arsye e meritova xhehenemin. Kur urdheruat "Kthehuni ne vendet tuaja" desha qe ta çoj ne vend me shpejtesi urdherin.
Pastaj Allahu pyet ate qe kthente koken pas, pse veproi ashtu. Ai u pergjigj:
" O Allah. Ti e di çdo gjë me mire. Mendova "Allahu teala na nxorri nga xhehenemi dhe nuk na dergon me mbrapsht." Prandaj e ktheja koken.
Allahu teala thote: "Une jam ashtu si mendojne roberit e mi. Futini keta te dy robet e mi ne xhenet." Te dy keta futen ne xhenet duke e falenderuar.