jettoni Mysafirët e rregullt
Numri i postimeve : 93 Data e regjistrimit : 24/11/2011
| | Mëshira e Allahut në krijesat e tij: 10 kafshët më të zgjuara | |
10 KAFSHËT MË TË ZGJUARA - Cila ju la përshtypje më së shumti? 10. MIU 10. Numri 10 në listën tonë të kafëshve më të zgjuara është miu, një kafshë shumë e zgjuar dhe shumë e përhapur në kulturat perëndimore. Janë përdorur për hulumtime shkencore, ku miu i laboratorit ka qenë i njohur për të gjetur shkurtesat, pretekset dhe rrugët e ikjes në eksperimente laboratorike të dizajnuara nga mendjet më të larta të shkencës sonë. Në kulturën kineze, miu është nderuar për dinakërin dhe shkathtësitë e tij. Dhe për arsye të mirë, miu ka kolonizuar çdo kontinent në tokë, përveç Antarktidës. 9. OKTAPODI 9 - Oktapodët duhet të shikohen në fillim se sa janë të zgjuar nga lloji i invertebrorëve dhe kanë aftesi të futen nga maja e kapakut në shishe. Numri 9 në listën tonë është oktapodi, një nga krijesat më të zgjuara të detit. Kjo kafshë akoma kuptohet shumë pak, por shkencëtarët janë vazhdimisht duke zbuluar aftësitë e reja dhe mbresëlënëse të oktapodit. Ata luajnë, zgjedhin probleme dhe lundrojnë përmes ngushticave shumë të ngushta si dhe kanë kujtesë të fortë. Por si mundet që një kafshë që i përket të njëjtës klasë si kërmilli të jetë e aftë për të bërë bëma të tilla të zgjuara? Kjo mund të jetë një kombinim i forcës, shtytjes dhe aftësisë së shfrytëzimit të trurit.
8 - PËLLUMBI
8 - Pëllumbat janë të shumtë në qytetet e Amerikës së Veriut, por shumica e njerëzve mendojnë rreth tyre si dëmtues të thjeshtë. Megjithatë, ky zog i gjithëpranishëm në fakt është mjaft i zgjuar. Sepse pëllumbat kanë qenë subjekt i eksperimenteve të panumërta shkencore, pasi ka pasur mungesë të njohurive rreth aftësisë së tyre intelektuale. Për shembull, pëllumbat mund të njohin qindra imazhe edhe pasi të kenë kaluar disa vite. Ata gjithashtu mund të identifikojnë veten në një pasqyrë, arrijnë të mësojnë për të kryer një rend të lëvizjeve dhe të diskriminojnë dallimet delikate midis dy objekteve, këto janë fakte mbreslënëse për nëj dëmtues të thjeshtë.
7 - KETRI
7 - Këmbëngulja e ndjekjes dhe kujtesa e kësaj kafshe e kanë bërë atë të jetë një hakmarrës në të gjithë gamën e saj të madhe. Shumica e ketrave shfaqin një koleksion të mahnitshëm të mashtrimeve dhe strategjive që u ndihmojnë atyre të mbijetojnë. Për nga vrapimi, këto krijesa të zgjuara janë kafshë në thelb të zonave pyjore që janë përshtatur për të jetuar bashke me njerëzit, duke ngrënë nga prodhimet për zogj, lule dhe çfarëdo ushqimi që mund të jetë shtrirë përreth kopshteve. Ata gjithashtu janë në gjendje të ruajnë ushqimet e tyre duke i fshehur në vende të ndryshme, dhe pastaj të gjejnë copëzat e tyre të fshehura shumë muaj më vonë. Ata gjithashtu mund të mashtrojnë edhe kafshët hajdute të tjera, duke simuluar kinse janë duke e fshehur ushqimin, gjq që tregon se kanë një nivel të avancuar dinakërie dhe intelekti. 6 - DERRI 6 - Pavarësisht nga reputacioni i tyre për higjienë të varfër dhe pangopësi, derrat vërtetë janë kafshë shumë të zgjuara. Të dyja këto specie vendase dhe ato të egra, janë të njohur për aftësinë e tyre të përshtatjes në shumëllojshmëri të kushteve të ndryshme ekologjike. Ata duket se janë të ushtruar si macet dhe qentë, pasi derrat vendor përbëjnë një kafshë shtëpiake të preferuar në SHBA. Derrat janë gjithashtu jashtëzakonisht fleksibël. Ndryshe nga shumica e dythundrakeve tjera të cilat janë rreptësisht barngrënës, derrat dhe të afërmit e tyre janë omnivor me një dietë që nganjëherë përfshin krimba dhe vertebrorë të vogël.
5 - SORRA
5 - – Kalimi i rrugës kundër trafikut mund të quhet ndryshe edhe si grifsha në këmbë, por grifshat dhe anëtarët e tjerë të kësaj familje këndojnë duke kuptuar njëri-tjetrin më mirë sikurse njerëzit që shohin dritat e semaforit duke pritur të ndryshohet drita për kalim. Sorrat jetojnë në zonat urbane dhe janë të njohura për mbledhjen e farave nga punishtet dhe mbledhjen e arrave nga pemët, pastaj duke i derdhur ato nëpër rrugë, për kalimin e automjeteve. Pastaj ata pasi presin me durim për dritën e semaforit për të ndryshuar, ata kthehen në rrugë për të rimarrë lëvozhgat e tyre prej arre që tregon një shembull mbreslënës të inovacionit të kafshëve. Sorrat gjithashtu mund të komunikojnë me popullatën specifike me dialektet të përpunuar dhe të luajnë lojëra dhe të bëjnë truke me njëri-tjetrin.
4 - ELEFANTI
4 - Në kundërshtim me perceptimin njerëzor, elefantët janë më shumë se gjigandë të ngathët me veshë të mëdhenjë dhe më një kujtesë shumë të mirë. Në fakt, elefantët janë mjaft elegant, të kulturuar dhe kurioz. Ata janë të njohur për të pastruar ushqimin e tyre dhe mjetet e përodrimit të tyre në mënyra të ndryshme nga ato të egra, ata gjithashtu mund të njdekin urdhërat e një njeriu. Elefantët gjithashtu janë kafshë shumë të dashura dhe të afërta për anëtarët e tjerë të grupit të tyre dhe të llojeve të tjera, që konisderohet një formë mjaft e avancuar e shërbimit të fshehtë. Gjithashtu elefantët, në trurin e tyre përceptojnë valë sikurse të radarit të cilat iu mundësojnë të dinë vendodhjen e saktë të 30 elefantëve të tjerë.
3 - ORANGUTANGU
3 - Majmunët e mëdhenjë konsiderohen si krijesat më të zgjuara pas njeriut. Sigurisht, se njerëzit janë superior ndaj këtyre, por kapaciteti intelektual i majmunëve të mëdhenj është vështirë të mohohet. Midis tyre, janë orangutangët si kafshë veçanërisht të talentuar në departamentin e trurit. Ata kanë një kulturë të fortë dhe një sistem të komunikimit të zhvilluar, dhe shumë prej tyre janë vërejtur duke përdorur mjete. Orangutangët jetojnë në komunitete të shpërndara gjerësisht dhe kanë formë të fortë të lidhjeve shoqërore, të cilat mund të jenë çelësi për aftësitë e tyre të njohurive të avancuara. Femrat mbesin me të vegjëlit për shumë vite duke i mësuar ata të gjitha format e mbijetesës në pyll.
2 - DELFINËT
2 - A keni menduar ndonjëherë se përse delfini dhe llojet e tjera të tyre janë tërheqëse në akuariume? Kjo është për shkak se ata janë të zgjuar pothuajse më shumë se çdo kafshë tjetër në planet. Delfinët janë kafshë shumë miqësore. Shkollat e delfinëve mund të vërehen në oqeanet e botës, në garim, kërcim, fishkëllim, duke shijuar jetën, rrëshqijte mbi dallgë dhe rrotullim. Ata gjithashtu kanë një gjuhë të sofistikuar, megjithëse njerëzit kanë filluar vetëm për të sqaruar atë. Delfinët përdorin mjete në mjedisin e tyre natyror dhe mund të mësojnë një koleksion të mahnitshëm të komandave të sjelljes nga trajnerët e tyre. Ashtu si shumë prej kafshëve më intelegjente në tokë, femrat delfin mbesin me të vegjëlit e tyre për disa vjet duke iu mësuar atyre të gjitha truket e delfinëve.
1 - SHIMPANZA
1 - Krye listës sonë të kafshëve më të zgjuara i prin një tjetër majmun i madh, e ai është shimpanza. Aftësitë intelektuale mbreslënëse të kësaj kafshe e kanë hipnotizuar njerëzit gjatë. Ata mund të përdorin mjete, të bëjnë gjueti së bashku, dhe janë në gjendje të avancuar për të zgjidhur probleme. Ata janë gjithashtu në gjendje të mësojnë të shkruajnë gjuhën për të komunikuar më njerëzit dhe mund të kujtojnë shenjat për individë që nuk i kanë parë për disa vjet. Por ndoshta tipari më i rënëdësishëm nga shimpanza është aftësia e tij për të përdorur simbolet për objektet. Dhurata të tilla intelektuale ndoshta jën qendrore për ruajtjen e grupeve komplekse sociale. Këto kafshë, formojnë lidhje të forta duke respektuar strukturën hierarkike. | |
|