jettoni Mysafirët e rregullt
Numri i postimeve : 93 Data e regjistrimit : 24/11/2011
| | Të njihemi me krijesat e Allahut: Manati | |
Manatit (familja Trichechidae, lloji Trichechus) janë kafshë të mëdha, tërësisht ujore, gjitarë barngrënës, kryesisht kafshë detare të njohura ndonjëherë edhe si lopët e detit. Ekzistojnë tri lloje të pranuara që jetojnë ta familjes Trichechidae, që përfaqësojnë tre nga katër speciet e gjalla të rendit Sirenia: Manati Amazonas (Trichechus inunguis), Manati Indian Perëndimor (Trichechus manatus) dhe Manati Afrikano Perëndimor (Trichechus senegalensis). Emri manati vjen nga Taino, një fis para-kolumbian i Karaibeve që do të thotë ‘zemër’. 10 faktet mbi manatin janë: (1) Gjatësia mesatare e një manati të rritur është 10 metra kurse peshon midis 800 dhe 1200 kg. (2) Manatit mund të gjenden në zona të cekëta, në lumenjë që lëvizin ngadalë, gjire deti, estuare, kanale, dhe në zonat bregdetare veçanërisht kur vegjetacioni i ujërave të ëmbla lulëzon. (3) Brenda SHBA-ve, ata janë të përqendruar në Florida në dimër. Në muajt e verës, ata mund të gjenden më shumë në perëndim të Teksasit dhe në veri të Masaçusetsit, por duke shkuar kah vera ata hasen edhe në Alabama, Gjorgjia dhe në Karolinën e Jugut, ku janë të zakonshme. (4) Manatit janë kafshë të buta dhe të ngadalshme. Shumicën e kohës së tyre e kalojnë duke ngrënë, duke pushuar apo udhëtuar. (5) Manatit janë tërësisht barngrënës. Ata hanë një larmi të madhe të bimëve që janë përmbytur, bimë emergjente dhe bimë lundruese dhe mund të konsumojnë 10-15% të peshës së tyre me bimësi të përditshme. (6) Manatit mund të notojnë deri në 20km/h me pushime të shkurtëra, por ata zakonisht notojnë rreth 3-5 km/h. (7) Manatit Indiano Perëndimor nuk kanë armiq natyrorë, dhe besohet se mund të jetojnë 60 vjet ose më shumë. (8) Shkalla riprodhuese për manatit është e ulët. Manatit nuk janë seksualisht të pjekur derisa t’i mbushin pesë vjeç. (9) Besohet se femra manati mund të lind një të vegjël nga dy deri në pesë vjet, kurse binjakët janë shumë të rrallë. Përiudha e shtatëzanisë është rreth një vit. (10) Manatit janë ta aftë të kuptojnë detyrat e diskriminimit, dhe të tregojnë shenjat e të mësuarit kompleks dhe kanë kujtesë të gjatë. | |
|
Fri 30 Mar 2012 - 20:15 nga Admin