jettoni Mysafirët e rregullt
Numri i postimeve : 93 Data e regjistrimit : 24/11/2011
| | Të njihemi me krijesat e Allahut: Kojota | |
Është një anëtarë i familjes së qenve (canids) që përfshin ujqit, qentë dhe dhelprat. Kojotata e rritura janë 101-132 cm të gjata dhe peshojnë 9-16 kg. Ata kanë një bisht të zi dhe gëzofi i tyre mund të ndryshojë nga ngjyra gri e lehtë apo të kuqrremtë në një ngjyrë të verdhë. Veshët i kanë më të theksuar, kurse sytë i kanë kah ngjyra e verdhë. Kojotata janë vrapuesit më të mirë të anëtarëve të familjes së qenve. Ata kanë katër këmbë të gjata dhe me kthetra. Ata mund të udhëtojnë në distanca të mëdha, me shpejtësi deri në 48 km/h.
faktet mbi kojotat janë: (1) Kojotat kanë një ndjenjë shumë të zhvilluar të të nuhaturit që ai e përdor për të gjetur ushqim dhe për t’iu shmangur grabitqarëve të rrezikshëm. Ata e përdorin kryesisht nuhatjen e tyre për një vend në të cilën preja e tyre është nën dëborë. (2) Si gjesht agresiv, kojota përdor bishtin e tij duke e shtëllunguar apo e ngritur lart dhe duke e kthyer anash. (3) Në mnëyrë që të mos vërehet nga grabitqarët, nganjëherë kojotat lëvizin në gishtat e tyre për të mos bërë zhurmë. (4) Ashtu sikurse qentë, edhe kojotat përdorin urinën e tyre për të shënuar territorin e tyre. (5) Kojotat përdorin vrimat në tokë për të fjetur dhe gjithashtu edhe kur lindin këlyshët. (6) Kojotat janë aktive gjatë orëve të para të mëngjesit dhe kur orët e para të mbrëmjes. (7) Kojotat nuk gjuajnë vetëm, ato zakonisht gjuajnë në grup prej 2-3 kojotash. (8) Kojotat arrijnë një shpejtësi prej 30 km/h. (9) Një kojotë femër mund të lind zakonisht 5-7 këlysh. Kurse maksimumi i saj që mund të lind është 11 këlyshë. Ato zakonisht kanë periudhën e shtatëzanisë në shkurt dhe kjo merr 60-63 ditë. Më vonë në fund të prillit ose majit ata fillojnë të ushqehen. (10) Kojotat lindore që jetojnë kryesisht në stepat e Amerikës janë më të mëdha në madhësi se sa homologët e tyre perëndimor dhe hulumtimet më të fundit gjenetike kanë treguar se kojotat lindore kanë madhësi më të madhe që arrijnë madhësin edhe të ujqërve të hirtë kanadez. | |
|
Thu 29 Mar 2012 - 19:42 nga Albana...