jettoni Mysafirët e rregullt
Numri i postimeve : 93 Data e regjistrimit : 24/11/2011
| | Të njihemi me krijesat e Allahut: Balena e Kaltër | |
Balena e kaltër (Musculus Balaenoptera) është një gjitar deti që i përket nënrendit të balenave të quajtura Mysticeti. Kjo është kafsha më e madhe e njohur që ndonjëherë ka ekzistuar. Trupi i gjatë dhe i hollë herë –herë, mund të jetë me hije të ndryshme të ngjyrsës blu dhe gri. Ka të paktën tri specie të dallueshme: balena e kaltër e Atlantikut Verior dhe Paqësorit Verior, balena e Oqeanit Jugor dhe brevikauda e njohur edhe si balena xhuxh blu e cila gjendet në Oqeanin Indian dhe Paqësorin e Jugut, kurse ekzsiton edhe lloji tjetër i quajtur Indika që gjendet në Oqeanin Indian. Ashtu si balenat tjera, ushqimi i saj përbëhet ekskluzivisht nga krustacet e vogla të njohur si krill. 10 faktet mbi balenën e kaltër: (1) Balena e Kaltër ka një trup të gjatë, konik dhe të efektshëm. Gjatësia e kokës përbën 25% të gjatësisë së trupit. Pjesa e sipërme e kokës është e gjerë, e sheshtë dhe ka formën e shkronjës U. (2) Nga nofulla e ulët e deri në kërthizë, balena ka 55-68 kanale të përparme. (3) Gjatësia e plotë e një balene blu të rritur është maksimalisht 33 metra dhe pesha e saj është deri në 181 ton. Një balen e kaltër që është gjetur në hemisferën veriore ka qenë e gjatë 78-80 metra. Ato në hemisferën jugore mund të jenë 90 deri në 100 metra të gjata. (4) Balena e Kaltër mund të gjender vetëm por edhe në grupe, por më së shpeshti gjendet e vetmuar. Rrallë mund të vërehet një grup i madh prej 50 deri 60 balenash blu së bashku. (5) Ky gjitar është i shpejtë dhe notues shuëm i zoti. (6) Përgjithësisht shpejtësia e tij është 12 km/h, por kur është në rrezik mund të shkojë deri në 30 km/h. (7) Periudha e shtatëzanisë së balenave blu është një vjet. (8) Ushqimi kryesor i balenave blu janë krijesat e vogla detare (planktonet) dhe karkalecat. Ato quhen eufausiids apo krill. Në verë balena blu arrin të ngop urinë e saj me 4 tonë në ditë planktone. (9) Balena blu femër mund të lindë çdo 2 deri në 3 vjet. Vetëm pas lindjes, ato peshojnë 3 ton dhe janë 23-27 metra në gjatësi. (10) Zëri i një balene blu mund të arrijë deri në 188 decibela, duke e bërë atë më të fortë se të një aeroplani i cili mund të arrij deri në 140 decibela. | |
|