jettoni Mysafirët e rregullt
Numri i postimeve : 93 Data e regjistrimit : 24/11/2011
| | Të njihemi me krijesat e Allahut: Dhia e maleve | |
DHIA E MALEVEDhia e maleve (Oreamnos americanus) e njohur gjithashtu edhe si Dhia Shkëmbore e maleve, është një gjitar dythundrake e gjetur vetëm në Amerikën Veriore. Pavarësisht emrit të saj, ajo nuk është një anëtarë i familjes Kapra e cila është familja e vërtetë e dhive. Ajo qëndron në lartësi të larta dhe është një alpinist i sigurt dhe i shpejtë, shpesh pushon në shkëmbinjë shkëmbor që të mos e arrijnë grabitqarët. Dhia e maleve është një gjitar thundrak, i rendit Artiodactyla dhe familjes Bovidae që përfshin antilopat, gazellat dhe bagëtinë. Ajo i takon nënfamiljes Kaprinae (dhi-antilopë), së bashku me 32 lloje tjera duke përfshirë dhinë e vërtetë, delet, dhinë e egër dhe kaun. Dhia e maleve është lloji i vetëm i gjinisë apo tipi Oreamnos. Emri Oreamnos rrjedh nga fjalët greke ‘ore’ që do të thotë ‘mal’ dhe fjala ‘amnos’ që do të thotë ‘qengj’.
10 faktet mbi dhinë e maleve janë: (1) Të dy llojet e dhive malore (mashkulli dhe femra), kanë mjekra, bisht të shkurtër dhe brirë të gjatë me gjatësi 15-28 cm, të cilët përmbajnë unaza vjetor të rritjes. (2) Në dimër, lëkura e tyre apo manteli iu ndihmojn tu bënë ballë temperaturave të ulëta si -46oC dhe erërave më shpejtësi deri në 160 km/h. (3) Dhitë e maleve zakonisht peshojnë mes 45 dhe 136 kg, kurse femrat zakonisht peshojnë 10-30% më lehtë se sa meshkujt. (4) Këmbët e dhisë së maleve janë të përshtatshme për ngjitje, në shpatet e pjerrta shkëmbore, ndonjëherë me pjerrtësi prej 60 gradësh ose më shumë, me thundrat më lesh e brendshme që ofrojnë tërheqje dhe ato mund të dalin sipas nevojës. (5) Dhia e maleve banon në Malet Shkëmbore dhe rajonet vargore, në ujëvarat e Amerikës së Veriut, nga veriu i Uashingtonit, Ajdaho dhe Montana, përmes British Kolumbias dhe Albertës, dhe në Jukon jugore dhe në Juglindje të Alaskës. (6) Në vendet e egra, dhitë malore zakonisht jetojnë 12-15 vjet. (7) Të vegjëlit lindin në pranverë (më së voni në maj ose në fillim të qershorit), pas një periudhe gjashë mujore të shtatëzanisë. Zakonisht dhia e maleve lind vetëm një pasaarshës. (8) Të vegjëlit në lindje peshojnë pak më shumë se 3 kg dhe menjëherë fillojnë të vrapojnë dhe ngjiten brenda disa orësh. (9) Dhitë malore arrijnë pjekurinë riprodhuese rreth 30 muaj. (10) Të dy gjinitë zakonisht çiftëzohen apo bashkëjetojnë me individë të shumtë gjatë sezonës së çiftëzimit, edhe pse disa meshkuj përpiqen të mbajnë meshkujt e tjera larg nga partneret e caktuara. | |
|