Lutja e Ademit (alejhi selam): "O Zoti ynë! Ne vetes i kemi bërë dëm; e nëse Ti nuk na falë dhe nuk na mëshiron, ne do të jemi nga ata që janë të humbur." (A’raf, 23)
Lutja e Nuhut (alejhi selam): “Zoti im, më fal mua dhe prindërit e mi, edhe kush ka hyrë në shtëpinë time si besimtar, edhe besimtarët e besimtaret ; ndërsa mosbesimtarëve shtoju shkatërrimin”. (Nuh, 28)
Lutja e Hudit (alejhi selam): “Unë jam mbështetur te Allahu, te Zoti im dhe i juaji! Nuk ka asnjë krijesë të gjallë që nuk është nën sundimin e Tij, Zoti im, me të vërtetë vepron drejtë.” (Hud, 56)
Lutja e Ibrahimit (alejhi selam): “O Zoti im! Më bën mua dhe ata nga pasardhësit e mi të kryejmë faljen, dhe prano, o Zoti ynë, lutjen time!
O Zoti ynë! Më fal mua, edhe prindërit e mi, dhe të gjithë besimtarët atë ditë kur do të jepet llogari!” (Ibrahim, 40-41)
Lutja e Jusufit (alejhi selam): “O Zoti im! Ti më ke dhënë pushtet dhe më ke mësuar të komentoj ëndrra. Krijuesi i qiejve dhe i tokës, ti je mbrojtës i imi në këtë botë dhe në boten tjetër. Merrma shpirtin si musliman dhe më shoqëro me punëmirët!” (Jusuf, 101)
Lutja e Shuajbit (alejhi selam): “Zoti ynë! Ngërthen me dijeni të Tij çdo send, ne jemi mbështetur te Allahu. O Zoti ynë! Ti vendos ndërmjet nesh dhe popullit tonë me drejtësi. Ti je gjyqtari më i drejtë!” (A’raf, 89)
Lutja e Musait (alejhi selam): “O Zot, unë i bëra krim vetes, më fal! Dhe ia fali, se Ai me të vërtetë fal dhe është i Gjithëmëshirshëm. O Zot, pasha dhuntinë që më ke dhënë, kurrë më nuk do t’i dal në ndihmë mëkatarëve.” (Kasas, 16-17) …“ O Zoti im, ma zgjero kraharorin tim, dhe ma lehtëso punën time! Zgjidhma nyjën në gjuhën time, të kuptojnë fjalën time, dhe më jep një ndihmës nga familja ime, Harunin vëllaun tim!”. (Ta-ha, 23-50)
Lutja e Sulejmanit (alejhi selam): “Zoti im! Më bën të falënderoj dhuntitë e Tua që m’i ke dhuruar mua dhe prindërve të mi, dhe të bëj vepra të mira që e kënaqin atë, dhe me fut në mëshirën tënde me robërit e Tu të mirë!” (Neml, 19)
Lutja e Ejubit (alejhi selam): “Zoti im! Më gjeti fatkeqësia, kurse Ti je më i mëshirshmi nga të mëshirshmit!” (Enbija, 83)
Lutja e Junusit (alejhi selam): “Nuk ka Zot përveç Teje , Ti qofsh lavdëruar! Unë me të vërtetë jam keqbërës!” (Enbija, 87)
Lutja e Zekerijas (alejhi selam): “O Zoti im, mos më le të vetmuar, e Ti je trashëgimtari më i mirë”. (Enbija, 89)
Lutja e Jakubit (alejhi selam): “Unë zemërimin dhe pikëllimin tim ia paraqes vetëm Allahut…” (Jusuf, 86)
Lutja e Muhamedit (alejhi selam): “O Zoti ynë! Na jep mirësi në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe ruana prej dënimit me zjarr!” (Bekare, 201)
Përktheu: Valdet Kamberi