Amër bin Luhij ka qen njeri i cili gjatë sezonit të vizitës së Qabës i ushqente njerëzit dhe i veshmbathte. Ka ndodhur që vetëm në një sezonë t’i ketë dhënë dhjetëmijë deve. Ka qenë arab shumë fisnik dhe guximtar, ndërsa arabët këto dy cilësi të njeriut shumë i kanë çmuar. Për këtë shkak edhe njerëzit e kanë dashur shumë, janë pajtuar me mendimet e tij dhe i kanë kryer urdhrat e tij.
Çdo risi që e përfitonin arabët e bënin zakon. Ai njëherë shkon prej Mekes në Sham ( Siri ) për një punë të tij. Në atë kohë Sirinë e sundonin Amalikët. I sheh se ata adhuronin idhujt. Ai i pyet: “Çka janë këto idhuj që po i adhuroni.” Amalikët i përgjigjen: “I adhurojmë, ngase kur kemi nevojë për shi, lutemi për shi, dhe bie shi; u lutemi të na ndihmojnë dhe na ndihmojnë.” U thotë atyre: “A nuk po ma jepni një idhull ta dërgoj në vendet arabe që ta adhurojnë.”
Ia japin idhullin e ashtuquajtur HUBEL. E sjell në Meke, e vendos në Qabe dhe i urdhëron njerëzit për ta adhuruar dhe që ta madhërojnë. Njerëzit e dëgjuan, sepse fjala e tij ka qenë e dëgjueshme dhe adhurim. Përderisa ai ka qenë në Mekë, ishte një njeri i cili gatuante bukë dhe u ofronte Haxhinjve. Bukën e gatuante në gurin që e quante “Guri i Latit”. Pra, guri ku është hedhur brumi dhe është gatuar deri sa është bërë bukë. Kur ky njeri i quajtur “Latë” vdes, Amër bin Luhij thotë: “Ky njeri nuk ka vdekur, por ka hyrë në gur” dhe i urdhëron kurejshitët që ta adhurojnë, dhe t’ia ndërtojnë një shtëpi dhe ta quajnë “Latë”, – ashtu edhe kanë vepruar. Pastaj, me ardhjen e islamit, Muhamedi a.s. e ka kuptuar realitetin dhe e ka kuptuar se Amër bin Luhij është ai i cili ka urdhëruar Kurejshitët të ndërtojnë tempullin e “LATIT”.
Muhamedi s.a.v.s. na ka mësuar edhe më shumë për këtë njeri. Pejgamberi a.s. i ka thënë njërit prej Sehabeve, i quajtur Ehthem: “E kam parë Amër bin Luhijun se si i tërhiqte zorrët e tij në zjarr, dhe nuk kam parë njerëz të cilët i ngjajnë njëri-tjetrit më shumë se ti me të, e ai me ty.” Ehthemi i thotë: “Ngjashmëria e tij me mua ndoshta do të më bëjë keq o i Dërguar i Allahut.” I Dërguari i Allahut s.a.v.s. thotë: “Jo se ti je besimtar e ai pabesimtar.” Ai ka qenë njeriu i parë pabesimtar, i cili nuk e ka pasuar fenë e Ismailit, ka adhuruar idhujt dhe ka shpikur besëtytninë e Behires, Saibes, Vasiles dhe Hamës.
Marrë prej librit “101 tregime” të autorit Muhamed Eminë Xhundi.
Wed 18 Apr 2012 - 12:53 nga Jasemina