Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Një lutje e përgjithshme Tue 1 May 2012 - 8:46 | |
| O Zot i Madhërueshëm prano prej nesh lutjet me të cilat i drejtohemi madhërisë sate në këtë ditë të bekuar sepse ti je i vetmi që i pranon.
O Zot i plotëfuqishëm i lutemi madhërisë sate që të na drejtosh e udhëzosh në të vërtetën në rrugën e drejtë dhe të shpëtimit,për n'derë të Kur'anit të pa konkurencë për n'derë të muajit të rahmetit,magfiretit,e shpetimit dhe për n'derë te dërguarit tënd Muham-med Mustafasë.
Na fal neve o Mëshirues,na fal neve o Bëmirës i përgjithshëm.
O Zot i ynë i lutemi madhërisë sate që të na falësh Xhen-netin për hatër të këndimit të Kur'anit të ndershëm dhe për hirë të këtij muaji të lartësuar.
Gjithashtu o Zot i plotëfuqishëm të lutemi që të na largosh prej nesh të gjitha të ligat e kësaj dhe asaj bote.
O Zot Mëshirues ne besimtarët të bëjmë lutje nga thellësia e zemrave tona në këtë ditë të bekuar që shpërblimet që janë bërë brenda muajit ramadan gjatë leximit të Kur'anit, adhurimeve të natës në unitet,le të adresohen tek shpirti i të dërguarit tonë Muham-med mustafasë tek familja e tijë ,shokët e tij të ndershëm dhe mbi të gjithë pasuesit e rrugës së vërtet.
Gjithashtu O Zot ,le të jenë pjesmarës në shperblimet e Tua të garantuara për muslimanët edhe prindërit tanë vëllezërit tanë,motrat tona,farë e fisi jonë më i gjërë dhe për të gjithë ata që dhanë jetën për Islam.
O Zot ynë ndihmoju vëllezërve tanë bonjak ,skamnorë kudo që janë sepse shpresën e vetme tek Ju e kanë.
O Zot na bën që ta njohëm të vërtetën si të vertet dhe ta n'djekim ate, e të pavërtetën si të pavërtet dhe të largohemi prej saj.
Allah, bëje të dimë se kush jemi ,cka jemi dhe pse jemi në këtë botë.
Bëje të dijmë se kjo botë është kaluese n'dersa bota tjetër është e përhershme dhe e pambarueshme.Bëje që sytë tonë të shohën me n'derë veshët tona të dëgjojnë me n'derë gojat tona të flasën me n'derë këmbët tona të ecin me hapa të sigurtë drejtë rrugës së shpëtimit në të cilën rrugë kanë qenë Pejgamberanët ,Evlijatë ,Sulehatë dhe njerëzit e mirë ja Rabbel Aleminë.
All-llah ne jemi një popull më i vjetër në Ballkan, kemi deklaruar se jemi shqiptarë musliman, përvec Teje askujt nuk i themi aman.
Na ndihmo O All-llah dëshirat tona t'i realizojmë . Shpresojmë në të ardhmen që të bëhet mirë,secili popull por edhe ne te jetojmë të lirë se na është lodhur dora për paqje dhe barazi duke e m'bajtur të shtrirë ,kështu të jetohet vertet është vështirë .
All-llah Ti ke dashtë të jetojmë të përzirë, mos lejo që dikush keq të jetoj e dikush mirë, dikush rrob e dikush i lirë.
All-llah m'broje popullin tim ata që për kafshatën e gojës bënë emigrim , m'broje nga çdo gjë që me fe është ne kundërshtim dhe prej asaj që ne i themi asimilim.
All-llah rininë tonë të cilën e duam pa masë ata janë shpirti jonë,zemra jonë gjaku jonë gëzimi jonë,dëfrimi jonë,pasuria jonë, ardhmëria jonë arsimoj o All-llah dhe bërja fenë Islame që ta mësojnë e asnjëherë që ta mohojnë ose ta qortojnë.
All-llah rinisë sonë largova shokët e këqinjë e të pa fe, janë të rezikshëm dhe i bëjnë alkoolist ,janë të shkatëruar dhe i bëjnë të konsumojnë drogë e të bëhen tradhëtarë .
All-llah nëse besimin e kemi të dobët na e forco, nëse kemi humbur rrugën na drejto , nëse mëkate kemi shumë mos na qorto , nëse nuk dijmë na meso ,nëse harojmë na kujto ,nëse jemi të hidhëruar na pajto , nëse jemi larguar na ofro ,nëse zemrat tona janë bërë gurr na butëso ,nëse jemi pakic na shumëzo ,nëse sëmuremi na shëro ,nëse vdesim na mëshiro dhe me ne gjithnjë qëndro.
Qëndro kur varri ynë do shkatrohet ,kur emri ynë do harohet , kur trupi ynë në dhe do shëndrohet ,kur një ditë përpara Teje o All-llah do të qëndrohet kur njerëzit e mirë do të gëzohen e të këqinjët kanë të dëshprohen.
Për fund O Zot ,te Ti kemi një lutje më të përgjithshme që injorantët për fenë e tyre që fare pak e njohën t'i drejtosh e udhëzosh që në ditë gjykimi bashkë me ne t'i takosh Jemi Ummeti i Muhamedit a.s dhe nën hijen e n'dërmjetësimit të tij me Xhennetul Firdausin të na gradosh.
O Mëshirues i mëshiruesve shprehim dëshirat tona që Muhammedin a.s bashkë me Ummetin e tij ta shpërbleni me shpërblimet me të ç'muara që gjinden tek Madhëria Yte.
E kur të ndahemi për së fundi nga Qabeja e n'deruar në tavafin e lamtumirës le ta lusim All--llahun xh.sh që përsëri të vizitojmë vendin ku ka jetuar e vepruar Muhammed Mustafaja salavatull-llahi teala alejhi. | |
|