Vizitor Vizitor
| | Çomlek me mish | |
Për 4-5 persona duhen: • mish 500 gr • qepë 1 kg • hudhra 1 kokërr • vaj 4-5 lugë gjelle • salcë 1 lugë kafeje • pak piper i kuq • uthull 3-4 lugë gjelle • kanellë, kripë, piper i zi, 2 fletë dafine
Pergatitja: Çomleku zakonisht përgatitet me mish viçi dhe me qepë të vogla sa një kokërr: arre. Në mungesë të tyre, mund të përdoren qepë të thata të prera në katërsh. Copat e mishit skuqen në vaj të nxehtë sa të krijohet kore e kuqe pastaj vihen në tenxhere. Në yndyrën që ka mbetur nga mishi, skuqen qepët dhe vendosen përbersit e mishit, vihen në zjarr, shtohen thelpinj hudhra, piper i zi, piper i kuq, pak kanellë dhe shuhen me uthull. Pastaj hidhet pak salcë domatesh, ujë dhe përzihen me lugë druri. Në fund vihet kapaku, anët e të cilit zihen me brumë ose përdoret tenxherja me presion. Çomleku del më i shijshëm kur përgatitet në enë balte.arena |
|