✦ RINGJALLË NJË SUNET: Nr. 16 ⇨ "DITËN E XHUMA (PREMTE)" ✦
Është transmetuar se Ebu Lubabe ibën Abdulmundhir ka thënë: Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: "E premtja është zonja e ditëve dhe më e madhja prej tyre tek Allahu..." [Shënon Ibën Maxhe, nr. 1084; klasifikuar si hasen nga Shejh Albani në Sahih el-Xhami’, nr. 2279]
Në vijim janë paraqitur sunetet të cilat mund t’i zbatojmë për të marrë shpërblim në ditën e xhuma:
❂ Falja e namazit të sabahut me xhemat ❂
Është transmetuar se Ibën Umeri ka thënë: I Dërguari, paqja dhe lëvdatat e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Namazi më e mirë te Allahu është namazi i sabahut me xhemat në ditën e xhuma." [Shënon Bejhekiu në Shu'abul-Iman; klasifikuar si sahih nga Albani në Sahih el-Xhami’, nr. 1119]
❂ Namazi i xhumasë ❂
1 ● Gusuli (dushi) në ditën e xhuma
Është transmetuar nga Abdullah Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dhe babanë e tij), se ka thënë: I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Kur ndonjëri prej jush vjen në namazin e xhumasë, le të bëjë së pari gusël." [Buhariu, 1951 dhe Muslimi, 977]
2 ● Shkuarja herët për namazin e xhumasë
Nga Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të), është transmetuar se ka thënë: I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Kur vjen e xhumaja, në çdo hyrje të xhamisë qëndrojnë engjëj që i shkruajnë emrat e njerëzve që hyjnë në xhami duke shënuar edhe shpërblimin e tyre. Ai që vjen më herët, sikur të kishte prerë kurban një deve, ata që vijnë pas tij, sikur të kishin prerë kurban një lopë, ata që vijnë pas tyre sikur të kishin prerë kurban një dash me brirë, ata që vijnë pas tyre sikur të kishin prerë kurban një pulë dhe të fundit sikur të jepnin sadakë një vezë. E, kur imami të fillojë hutben, engjëjt i mbyllin librat e tyre dhe vijnë për të dëgjuar." [Buhariu, 929 dhe Muslimi, 1964]
3 ● Të ecurit në këmbë për në xhami; për çdo hap që bën, do të ketë shpërblimin e një viti agjërim dhe namaz natë
Është transmetuar nga Avs ibën Avs eth-Thekafi, se i Dërguari i Allahut, paqja dhe lëvdatat e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Kushdo që bën gusël (dush) të premten dhe bën që (gruaja e tij) të bëjë gusël, niset herët për në xhami, vjen afër imamit, dëgjon dhe qëndron i qetë; për çdo hap që ka bërë, do të merr shpërblimin e një viti agjërim dhe namaz nate." [Shënon Tirmidhiu, nr. 496; klasifikuar si sahih nga Albani në Sahih et-Tirmidhi, nr. 410]
4 ● Të dëgjuarit e hutbes (fjalimit) së xhumasë me vëmendje
Është transmetuar nga Ebu Hurejre, se i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Nëse ditën e xhuma i thoni shokut tuaj: "Dëgjo me vëmendje!", përderisa imami është duke e mbajtur hutben, atëherë jeni marrë me fjalë boshe." [Shënon Buhariu, nr. 934 dhe Muslimi nr. 851] Nëse kjo fjalë është aq e rrezikshme si mendoni për të tjerat.
❂ Kërkimi i çastit të caktuar të ditës së xhuma, në të cilën duaja pranohet ❂
Është transmetuar nga Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të) se një herë u përmend dita e xhuma ndërsa i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem, tha: "Në këtë ditë ka një orë kur muslimani falet dhe pastaj ulet e i lutet Allahut, e Allahu do t'i japë atij atë që kërkon." - dhe bëri shenjë me duart e tij për të treguar se sa e shkurtër është ajo kohë. [Buhariu, 935 dhe Muslimi, 1969]
❂ Leximi i Sures Kehf në ditën e xhuma ❂
"Kushdo që e lexon suren Kehf në ditën e xhuma, do t’i jepet një dritë që do të ndriçojë prej tij, nga ajo e xhuma deri në tjetrën." [Shënon Hakimi, 2/399, Bejhekiu, 3/249; Ibën Haxheri thotë në “Tahrixh el-Edhkar” se ky është një hadith hasen dhe thotë: kjo është lidhja më e fortë që është transmetuar në lidhje me lexim sures Kehf. Është klasifikuar si sahih nga shejh Albani në “Sahih el-Xhami'”, 6470)
•••► PËLQEJE, VEPROJE DHE SHPËRNDAJE SUNETIN E PEJGAMBERIT