Vrasësi i dy të rinjve shqiptarë në Gostivar ende nuk është nxjerrë para organeve të drejtësisë, njofton agjencia e lajmeve INA. Gjykata Themelore në Gostivar nuk ka nisur procesin gjyqësor për këtë rast, megjithëse kanë kaluar më shumë se tre muaj kur polici, Jakim Trifunovski vrau në mënyrë mizore dy të rinj shqiptarë. Gjykatësit hetues kanë marrë në pyetje të gjithë dëshmitarët e mundshëm. Organet e drejtësisë nuk kanë dhënë ndonjë hollësi për datën e mundshëm të fillimit të procesit gjyqësor./mesazhi/