Të fitosh një medalje të artë në Olimpiadë është vështirë. Befasisht, të fitosh medalje olimpike gjatë agjërimit të Ramazanit nuk është shumë vështirë. Të paktën jo për Suleiman Nyambui nga Tanzania, i cili pati fituar medaljen e argjendtë në vrapimin 5000 metra në Olimpiadën e vitit 1980, duke e agjëruar muajin e shenjtë të ramazanit.
“Kur vendos njëherë të bësh diçka, Allahu është prapa teje”, tha Nyambui, i cili ka pasur një karrierë të suksesshme dhe tani është sekretar i Federatës së Atletikës të Tanzanisë.
Sikur në vitin 1980, edhe Lojërat Olimpike “Londra 2012″ do të mbahet gjatë muajit të Ramazanit, kur myslimanët pjesën më të madhe të ditës e kalojnë pa ushqim dhe pije.
Në Olimpiadën “Londra 2012″ do të marrin pjesë më shumë se tri mijë atletë myslimanë, por shumica e tyre nuk do të agjërojnë, vendim ky që është miratuar nga autoritetet religjioze. Sportistët myslimanë janë të përfshirë edhe në ekipet e shteteve perëndimore. Mohamed Sbihi (kanotazh) përfaqëson Britaninë e Madhe, kurse Rachid Azzedine (boks) Francën. Këtë vit, asnjë sportist mysliman nuk është përfshirë në ekipin amerikan.