Zyrtarët e policisë egjiptiane, të cilët janë larguar nga detyra, vetëm për shkak të mjekrës, kanë organizuar protesta para Ministrisë së brendshme
Policët e shkarkuar për shkak të, siç thuhet, shkeljes së kodit të veshjes në detyrë, respektivisht mbajtjes së mjekrës, kërkojnë t’ju kthehen lejet e tyre për punë.
70 policë, të punësuar më parë në pozicione të ndryshme, u mblodhën para Ministrisë, duke kërkuar që të kthehen në vendet e tyre të punës.
Në letrën e dërguar Presidentit Mursi ata thonë: “Edhe Presidenti dhe ministrat kanë mjekra, por atyre u pengojnë tonat.