PROVOKIMI I RI: PUBLIKOHET EDHE NJË KARIKATURË E PROFETIT!
Javorja satirike franceze, “Charlie Hebdo”, në edicionin më të ri ka publikuar disa karikatura të Profetit Muhamed. Meqë ditëve të fundit nuk është ngadalësuar vala e protestave kundër filmit anti-islamik, “Pafajësia e myslimanëve”, publikimi i këtyre karikaturave ka shqetësuar policinë franceze.
Kryeredaktor i revistës, Charlie Hebdo, ka deklaruar për televizionin francez se nuk shqetësohen për edicionin e ri.
'Kjo do të shokojë ata që duan të shokohen”, ka thënë kryeredaktori, duke shtuar se karikaturat nuk janë provokime.
Kjo javore ishte më herët në “listë të zezë” e besimtarëve myslimanë, kur ka publikuar po ashtu disa karikatura të Profetit Muhamet, pas së cilave janë hedhur disa bomba në redaksi të tyre.
Presidenti egjiptian, Mohamed Mursi, e dënoi filmin e Sam Baciles, “Pafajësia e myslimanëve”, ndërsa imami i këtij shteti, Ahmad Fuat Ashush, ka shpallur fatvan, pra dënimin me vdekje, për të gjithë ata që kanë marrë pjesë në realizimin e këtij filmi. /Telegrafi/
Wed 19 Sep 2012 - 18:08 nga Admin