Fronti për Veprim Islamik vazhdon me mbedhjet pro-reformave, pa marrë parasysh vendimin e mbretit për ta shpërndarë parlamentin
E premte 5 Tetor 2012 14:06
Qindra njerëz kanë filluar të mblidhen në kryeqytetin Jordanez të Amanit për një tubim që mbështet kërkesën për reforma, pavarësisht vendimit të mbretit Abdullah për të shpërndarë parlamentin, vendim ky që u morr të enjten, dhe veprim ky që u mor me shpresën që do të pezullohen protestat.
Së paku 2000 polic janë angazhuar për të kontrolluar turmën e protestueve e cila parashihet të filloj menjëherë pas faljes së namazit të xhumasë.
Tubimi u organizua nga Fronti për Veprim Islamik, fraksion ky i Vëllazërisë Muslimane, që është forca kryesore opozitare në vend. Në protesta pritet të mblidhen rreth 50.000 persona.
Mbreti Abdullah morri vendimin për të shpërbërë parlamentin dhe për të shpallur zgjedhjet e parakohshme duke shpresuar se këto veprime do të shuanin entuziazmin e portestave. Megjithatë, mbreti nuk caktoi datën e zgjedhjeve të parakohshme, por tha se shpresonte që të mbaheshin në fund të vitit 2012.
Demonstratat në mbështetje të mbretit u shuan, nga frika e trazirave, thanë organizuesit.
\mesazhi\