Autoritetet e Afrikës së Jugut, kanë inauguruar një ditë më parë xhaminë më të madhe në vend, të financuar nga një biznesmen turk.
Dy minaret e xhamisë janë 55 metra të gjata dhe xhamia ndodhet brenda një kompleksi islam, në qytetin Midrand.
Puna për ndërtimin e xhamisë zgjati tre vite dhe qyteti ku është ndërtuar, ndodhet mes Johanesburgut dhe Pretorias. Kompleksi, përveç xhamisë përmban dhe një medrese, spital dhe fusha sporti. Vetë ish presidenti i vendit, Nelson Mandela ka insistuar për ndërtimin e xhamisë dhe të spitalit brenda kompleksit.
Presidenti aktual i Afrikës së Jugut, Xhakob Zoma, i cili mori pjesë në inaugurimin e xhamisë, i shoqëruar nga disa ministra, tha mes duartrokitjeve:”Kjo xhami zyrtare, do të kontribuojë për më shumë mirëkuptim dhe tolerancë mes besimeve të ndryshme.”
Xhamia në fjalë mban emrin e njërit prej figurave islame të shquara, Nizam Mulk Ebu Alij Hasen Tusij, i cili ka jetuar në shekullin e 11.
Afrika e Jugut është një shtet me shumicë të krishterë, në të cilën jetojnë 650.000 myslimanë. Numri i popullsisë atje është 50 milionë. /A.online/kohaislame