Formimi i korparmatës së parë të ushtrisë çlirimtare dhe bashkimi i të gjitha njësive nën flamurin e saj.
Agjencia e lajmeve Anadoll e Turqisë bën të ditur se ushtria Turke i është kundërpërgjigjur me zjarr ushtrisë Siriane e cila dje të shtunën kishte gjuajtur me predhë mortaje në vendet rurale të jugut të Turqisë.
Kjo është goditja e parë nga ana Turke si kundërpërgjigjej e ushtrisë Siriane e cila ditë më parë vrau pesë anëtar të një familje Turke. Nuk ka pasur raporte tjera rreth sulmeve turke.
Sipas lajmeve informative Turke dhe gazetës britanike `Guardian`` bëjnë të ditur se Siria është pajtuar për tu larguar nga zona kufitare përgjatë kufirit me Turqinë.
Sipas këtyre burimeve kryetari Asad i ka urdhëruar forcat e tij të qëndrojnë larg kufirit dhjetë kilometra.
Një gjë të tillë nuk e bëjnë të ditur Damasku dhe Ankaraja e cila ka qenë dhe mbetet njëra nga zonat bazë më të kërkuara të ushtrisë çlirimtare.
Ndërsa komandanti i njësisë Faruk Abdurrezak Tallas bën të ditur se të gjitha njësit e ushtrisë çlirimtare janë bashkuar në një korparmatë të madhe për herë të parë./mesazhi/Sh.Hulaj