Dita e parë e
Kurban Bajramit do të jetë të premten më 26 tetor, kështu ka vendosur bashkësia Islame e Kosovës. Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i BIK-ut Ahmet Sadiu.
Zëdhënësi i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) Ahmeti Sadriu ka thënë se kjo ka ndodhur për shkak të ditës së Arafatit e cila është të enjten dhe kjo sipas tij, e përcakton se dita e parë e
Kurban Bajramit është të premten. “Definitivishte dita e bajramit është të premten”, tha Sadriu për Telegrafin.
Ndryshe deri sot është thënë se dita e parë e
Kurban Bajramit do të jetë të enjten më 25 tetor.
Burimi: Telegrafi