Numri i të vdekurve ka arritur më së paku 76 deri më tani nga stuhia Sandi, që goditi bregun lindor të shteteve të bashkuara të Amerikës. Kjo ka ardhur, në kohën kur Barak Obama po humbiste në zonat e prekura nga stuhia. Ai premtoi se do të jetë pranë viktimave të stuhisë, pasi që Nju Jorku dhe Nju Xhersi, janë përmbysur nga stuhia të cilat tash po i rikthehen përsëri jetës normale.
42 persona kanë vdekur në Nju Jork dhe 9 në Nju Xhersi. Ndërsa 6 kanë vdekur në Pensilvani dhe 6 në Virxhinian perendimore. Pastaj 5 në Konetikat dhe 4 në Virxhinia si dhe 2 në Kaliforninë veriore dhe 1 në Toronto të Kanadas.
Dhe në ditetn e tretë të ndodhisë, edhe përkundër afrimit të kohës së zgjedhjeve, Barak Obama, po mbikqyrë ekipet e shpëtimit dhe përmisimit të situates nga fatkeqësia. Ai ka bërë xhiro me helikopter mbi sipërfaqet ajrore të vendeve të prekura nga stuhia, i shoqëruar nga guvernatori i republikës së Nju Xhersit Kris Kristi, duke dëshmuar përkrahjen e tij ndaj të prekurve nga stuhia.
Ka filluar jeta të normalizohet pak nga pak nga gjendja e jashtzakonshme, edhe pse me një ritem të ngadaltë ajo po përmisohet./mesazhi/Sh.Hulaj