Zyrtaret francez kan pohuar se koalicioni i opozitës Siriane "ka filluar të organizojë veten dhe të formojnë një qeveri"
Burime zyrtare franceze zbulojnë se situata në Siri "është në prag të grushtë shtetit", duke shtuar se regjimi Sirian është në "fazën e rënies dhe dobësimit, ku gjërat do të ndryshojnë shpejt, sepse sistemi nuk mund të përballojë dritën e kësaj rënie që po vazhdon."Informacione nga qarqet Franceze tregojnë se rezervat e valutave të huaja në Siri janë një miliard e gjysmë dollarë.
Mediat citojnë burime shumë të afërta të presidentit Sirian Bashar Asad, se morali i tij "nuk është mirë, dhe se ai ka humbur, por ende insistojnë në vizionin e tij të situatës dhe ai ende është i vendosur në Damask".
Burimet tregojnë se pala Ruse, u ka thënë Francezeve, sipas gazetës "Hajat", se ai nuk do të largohet nga Siria dhe do të mbetet deri në fund". Në anën tjetër koalicioni opozitar Sirian "ka filluar organizimin dhe po mundohet të formojnë një qeveri të përkohshme, ku gradualisht shumë vende evropiane dhe arabe po e njohin atë si përfaqësuesi i vetëm dhe legjitim për sirianët".
/Mesazhi/Sh.Hulaj