Ndoshta ngjarjet që ndodhën para pallatit Federal presidencial në Egjipt natën e fundit, është më e keqja pas Revolucionit të janarit kundër ish-presidentit Husni Mubarak, u dallua nga çdo perceptim apo skenar që mund të arrihej në kontest të këtyre zhvillimeve të ndezura midis forcave politike të mobilizuar nga mbështetësit e saj, pas mosmarrëveshjes mbi deklaratën kushtetuese, si dhe draftin e kushtetutës së re.
Këto konfrontime, ndërmjet, tani të njohur me kundërshtarët e Presidentit Muhamed Mursi dhe mbështetësit të tij, rezultoi me pesë të vrarë dhe rreth 350 të plagosur, dhe shkaktoi një përçarje të thellë mes opinionit Egjiptian, dhe të dy palët shkëmbyen edhe akuzat e përgjegjësisë për atë që ndodhi.
"
Kundërshtarët ndaj Dr. Mursit protestuan para frontit në pallatin presidencial, dhe mbështetësit e tij erdhën ditën tjetër për të treguar mbështetjen e tyre, dhe nuk prinsin një ngjarje të veçantë, ngase, kundërshtarët ishin larguar nga vendi me përjashtim të disave që kishin ngritur disa tenda për të qëndruar në formë greve.
"
Përplasjet dhe akuzat
Xhezira ishte e pranishme në afërsi të Pallatit federal, kur turma e përkrahësve të Presidentit po vinte. Mendohej se çështja do të zhvillohej ashtu siq ndodhi javë më parë, kur kundërshtarët e president protestuan në Sheshin Tahrir, e mbështetësit e tij organizuan një fushë të ngjashme para sheshit Rilindja të Universitetit të Kajros .
Por situata ndryshoi shpejt. Kur u dyndën qindra kundërshtarë të Presidentit, për të filluar me përleshje të përgjakshme. Akuzat fajësonin njëra tjetrën. Kundërshtarët pohojnë se ata kishin paraprirë protestat dhe se përkrahësit nuk është dashur të grumbullohen në atë vend. Ndërsa përkrahësit pohojnë se e drejta e tyre është të protestojnë në mbështetje të presidentit.
Nuk mund të besoj ndokush se dëshmitarët okular nuk mund të përcaktojn fajësorin se cila anë është përgjegjëse e nxitjes së përleshjeve, por trazirat dhe fjalët kundërthënëse nuk kanë ekzistuar derisa u paraqitën gurët të cilët fluturonin mbi koka, dhe para se situata të keqësohej sa që janë përdorur shishe xhami me gaz që askush nuk e din se nga kanë ardhur, pastaj janë përdorur edhe plumba gome.
Për këtë Egjipti tash, ka krizë politike apo trazira nxitëse destabilizuese në vend?.
/mesazhi/Sh.Hulaj