Krahasimi ne kushtetuten e Egjiptit te vjeter dhe te ri
Kushtetuta e vjeter
| Kushtetuta e re
|
Identifikimi i shtetit:
Republika Arabe e Egjiptit është shtet demokratik i bazuar në qytetarët. Populli i Egjiptit është pjesë e Kombit Arab dhe punon për realizimin e unifikimit të tij.
| Identifikimi i shtetit:
Republika Arabe e Egjiptit është shtet i pavarur me sovranitet të unifikuar që nuk mund të ndahet. Sistemi i tij është demokratik. Populli egjiptian është pjesë e kombeve arabe dhe islamike (Umetit Musliman). Është krenar që i takon portit afrikan të Nilit dhe Afrikës, ashtu siç është krenar për pjesët e tij Aziatike.
|
Islami dhe sheriati:
Neni 2 thotë: Islami është feja shtetërore dhe gjuha arabe është gjuha zyrtare. Rregullat e sheriatit janë burimi kryesor i legjislacionit
|
Islami dhe sheriati:
Neni 2 mbetet i paprekur.
Rreth sheriatit shtohet neni 219 ku thotë:
Parimet e Sheriatit përfshijnë provat e përgjithshme dhe parimet e tij, rregullat dhe jurisprudencën, si dhe burimet e pranuara nga drejtimi Islam Sunit dhe shumica e dijetarëve muslimanë.
|
Minoritetet fetare: Nuk ka nen të tillë në kushtetutën e vjetër
|
Minoritetet fetare: Parimet e legjislacionit për të krishterët dhe hebrenjtë egjiptian janë burimi kryesor i legjislacionit që organizon statusin e tyre civil dhe çështjet fetare.
|
Feja: Shteti garanton lirinë e besimit dhe lirinë e ushtrimit të riteve fetare. "
|
Feja: Neni 43 thotë: "Shteti garanton lirinë e besimit dhe lirinë e ushtrimit të riteve fetare dhe të drejtën për të krijuar vende të adhurimit për fetë monoteiste bazuar në ligj";
|
Liria e shprehjes: Nuk ka nen të tillë
|
Liria e shprehjes: Neni 45 thekson:
"Liria e shprehjes dhe mendimit është e garantuar. Çdo person ka të drejtë të shprehë mendimin e tij me gojë ose me shkrim, fotografi ose mjete të tjera të botimit dhe të shprehjes.
|
Fyerja e profetëve dhe të dërguarve: Nuk ka nen të tillë
|
Fyerja e profetëve dhe të dërguarve Neni 44 shton: "Fyerja e profetëve dhe të dërguarve është e ndaluar".
|
Univeristeti i Al Azharit Nuk përmendet universiteti i Al-Azhar ose dijetarët e tij.
|
Univeristeti i Al Azharit Universiteti Al-Azhar është i pavarur dhe një subjekt gjithëpërfshirës. Ai merr detyrën e predikimit Islam në Egjipt dhe në gjithë botën. Dijetarët e AlAzhar duhet të konsultohen në të gjitha çështjet që lidhen me Sheriatin.
|
Demokracia dhe Shura (konsultimi):
"Sistemi politik është i bazuar në pluralizëm."
|
Demokracia dhe Shura (konsultimi):
"Sistemi politik është i bazuar në parimet e demokracisë dhe në Shura".
|
Gruaja:
Neni 10 thotë: "Shteti garanton mbrojtjen e Nënave dhe fëmijëve, ai duhet të kujdeset për fëmijët dhe të rinjtë dhe të sigurojë kushte të përshtatshme për zhvillimin e talenteve të tyre"; Neni 11 shton: "Shteti garanton ekuilibrin e duhur midis detyrave të gruas ndaj familjes dhe punën e tyre në shoqëri, duke marrë parasysh statusin e tyre të barabartë me burrat në fushat e jetës politike, shoqërore, kulturore dhe ekonomike, pa shkelje të rregullave të jurisprudencës islame. "
|
Gruaja:
Neni i ri 10 thotë: "Shteti duhet të sigurojë nënat dhe shërbimet për ato dhe fëmijët duhet të jenë të lira. Shteti gjithashtu do të garantoj koordinimin ndërmjet detyrave të gruas dhe punës e saj publike. Shteti do të sigurojë mbrojtje dhe kujdes për gratë e divorcuara dhe të vejat".
Neni 30 thotë se "qytetarët, pa marrë parasysh gjininë, janë të barabartë para ligjit dhe të barabartë në të drejtat dhe obligimet, dhe se nuk guxon të ketë diskriminim"
|
Të drejtat dhe liritë: Kapitulli i të drejtave dhe lirive është i përfshirë në 24 nene.
|
Të drejtat dhe liritë: Kushtetuta e re përfshin 51 nene mbi të drejtat personale, të drejtat politike dhe morale, të drejtat ekonomike dhe sociale, garancitë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
Neni i ri 73 thotë: "Skllavëria e punësimit, skllavëria e detyruar dhe ajo seksuale konsiderohen akte të dënueshme me ligj."
|
Ushtria:
Asnjë nen në kushtetutën e vjetër.
|
Ushtria:
Nuk lejohet që qytetarët të dënohen nga gjykata ushtarake, përveç nëse krimet e tyre prekin çështjet e ushtrisë.
|
Media: Asnjë nen në kushtetutën e vjetër.
|
Media: Neni 48 thotë: "Organizatat e medies nuk mund të pezullohen, mbyllen dhe asetet e tyre nuk mund të konfiskohen nëse nuk ka një dekret gjyqësor";
|
Gjyqësori:
Asnjë nen në kushtetutën e vjetër.
|
Gjyqësori:
"Gjykata e Lartë Kushtetuese është formuar nga kryetari dhe 10 anëtarë." Ajo aktualisht ka një president dhe 18 anëtarë.
|
Mandati i Presidentit:
Mandati i presidentit është gjashtë vjet, duke filluar nga data e rezultateve të zgjedhjeve, presidenti mund të ri-zgjidhet për një numër të pakufizuar të herëve ".
|
Mandati i Presidentit:
Mandati i presidentit është katër vjet duke filluar nga rezultatet e zgjedhjeve, presidenti mund të ri-zgjidhet për një mandat të dytë, jo më shumë "
|
| |
Prandaj kushtetutës së re të Egjiptit
duhet ti jepet një shikim i plotë në dritën e demokracisë, duke pasur
parasysh se kjo kushtetutë e re ka ardhur nga ata që e krijuan
revolucionin, ndërsa kushtetuta e vjetër është ajo që i ka shërbyer
diktatorit Hosni Mubarak. Kushtetuta e re nuk është asgjë tjetër, përpos
plotësim i nevojave demokratike të Egjiptit post-revolucionar.
Duke analizuar nenet e të dy
kushtetutave, mund të shohim se kushtetuta e re është më e plotë dhe më
gjithëpërfshirëse, përderisa kushtetuta e vjetër nuk përfshin as nene
themelore mbi lirinë e medieve, gjyqësorin, minoritetet fetare,
universitetin publik shtetëror, apo fyerjet.
Mediet ndërkombëtare e kanë paraqitur
si një hap të gabuar ndryshimin e kushtetutës, mirëpo shihet qartë se
kushtetuta e vjetër është ajo që ka nevojë për shtesa dhe përmirësime,
ndonëse daton nga viti 1971. Kushtetuta e vjetër, për dallim nga ajo e
reja, i jep presidentit mundësi të pakufizuara, duke pasur parasysh se
ai ka drejtë të kandidohet për numër të pakufizuar të herëve. Kushtetuta
e re e bën të qartë kompetencën e gjyqit ushtarak mbi qytetarët, ndërsa
kushtetuta e vjetër as që e thekson këtë aspekt.
Duhet kujtuar rastet kur qytetarët
për shkak të shfaqjes së mendimit të lirë janë dënuar nga gjykata
ushtarake, me vendime të pakthyeshme. Gjithashtu, kushtetuta e vjetër në
asnjë nen nuk cek ndalimin e skllavërisë, ndërsa kushtetuta e re e
ndalon atë në të gjitha format e saj.
Mesazhi/A.Avdiu-Hoxha