Protestat
prej Tunizisë dhe Egjiptit si duket mund të shtrihen edhe në Siri.
Demonstruesit kanë bërë thirrje për “ditën e zemërimit” duke kërkuar
fundin e “korrupsionit dhe tiranisë”. Protestat do të organizohen pas
lutjes së sotme, ndërsa lajmi për këtë përhapet përmes rrjeteve
shoqërore, lajmëron AFP.
Vala e protestave qe e kapluan botën arabe mund te të përhapet edhe
ne Siri, ku partia Baath është në pushtet gati se gjysmë shekulli.
“Asnjë vend arab nuk është i sigurt nga protestat. Këto lëvizje duan
ndryshime. Njerëzit mendojnë se qeveria i ka dëmtuar, dhe se demokracia
nuk ekziston. Protestuesit forcohen duke iu falënderuar medieve dhe
rrjeteve shoqërore siç janë Facebooku, Tëiteri, iPadi, ndërsa inspirimin
e gjejnë tek vendet fqinje”, deklaroi për AFP-në Riad Qahëaji nga
Instituti për Lindjen e Mesme.
Aktivistët sirianë edhe krahas ndalesës kanë pasur sukses të lidhen
në Facebook dhe të bëjnë thirrje për “ditën e zemërimit’- një protestë e
cila duheshe të mbahet sot pas namazit të xhumasë. Edhe pse para
parlamentit janë vendosur forca të forta sigurie ende nuk vërehen truma
të njerëzve.
Një grup në Facebook, e cila emërtohet “Revolucioni Syrian-2011” e që
promovon heqjen e monokracisë, korrupsionit dhe tiranisë, ka arritur që
deri tani të tubojë rreth vetes rreth 8000 ithtarë.
Partia Baath në pushtet është prej vitit 1963 kur edhe ndalohen të
gjitha grupet opozitare. Presidenti Bashar Al-Asad në pushtet është prej
vitit 2000, që kur zëvendësoi babanë e tij.
“Situata nuk është e sigurt. Bëhet fjalë për trazira të mëdha në
rajon. Njerëzit po e marrin në duart e veta fatin”, tha Peter Harling,
nga grupi ndërkombëtarë i krizave.
Mirëpo, Bashar Asad, në një intervistë për Ëall Street Journal e cila
është botuar të hënën, ka thënë se problemet shoqërore në Tunizi dhe
Egjipt nuk do të ndikojnë edhe në vendin e tij
“Siria është vend qëndrueshëm, edhe pse ka kushte më të vështira në
raport me Egjiptin të cilit i ndihmon SHBA, derisa Siria është nën
embargo të shumë vendeve të botës”, tha Asad
Vizioni i tij i reformave do të përfshijë miratimin e ligjeve të reja
mbi qeverisjen lokale dhe shoqërinë civile në vitin 2011. Ai shtoi se
liderët e vendeve fqinje duhet të përmbushin kërkesat e popullit të
tyre.
“Nëse ju nuk e shihni se reformat janë të nevojshme para se të vijë
tek një situatë siç është rasti me Egjiptin dhe Sirinë, atëherë është
vonë për gjithçka”, ka shtuar Asad.
Deri tani, për Sirinë prioritet kanë qenë reformat ekonomike, mirëpo
tani vendi përballet me varfëri të madhe, e cila ka goditur rreth 14%
prej 22 milion banorëve të vendit. Qeveria ka deklaruar se do të ndajë
14 miliardë dollarë mes viteve 2011 dhe 2015 për të ndihmuar familjet e
rrezikuara.
Ne frontin politik, kërkesat kryesore përqendrohen ne mbajtjen e
zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe heqjen e regjimit – sistemit i
cili ngritej mbi themelet e Shërbimit Sekret te Mukhabaratit, i cili
shkakton dhune ndaj njerëzve.
Aktivistët e opozitës, përfshirë edhe Michel Kilo dhe regjisorin Omer
Amiralay, gjithashtu e ngritën zërin e tyre. “Revolucioni ne Tunizi dhe
Egjipt është shembull për te gjithë arabët” – deklaruan Kilo dhe
Amiralay.
(Breziiri)