Pavarësisht përfundimit të sulmeve në Rripin e Gazës, gjendja humanitare atje mbetet e rëndë, thotë përfaqësuesi i Programit Botëror të Ushqimit në territorin e pushtuar palestinez.
"Ka një keqkuptim të gjendjes se për shkak se në Palestinë asnjëherë nuk ka periudhë e qetë, ne mund të fillojmë të mendojnë për një proces të zhvillimit, por kjo është shumë e vështirë për tu bërë, sepse ata janë vazhdimisht nën pushtim," tha Pablo Recalde përfaqësuesi i Programit Botëror të Ushqimit në një konferencë për shtyp në Dubai më 9 dhjetor.
"Ky operacion i fundit ka sjellë përsëri në vetëdijen e njerëzve që ne duhet të jemi të gatshëm dhe kemi nevojë për ndihma humanitare”, tha ai.
"Këto lloje të dhunës janë tani sistematike. Deri tani nuk ka një zgjidhje të përhershme për problemin e popullit palestinez, ata do të përballen më këto probleme derisa ti rifitojnë të drejtat e veta".
Ndërsa rreth 1.000 familje humbën shtëpitë e tyre gjatë tetë ditëve të sulmeve ajrore mbi Gazën në muajin nëntor, Recalde tha se nevojat janë të mëdha, sa i përket sigurimit të ushqimit në Gaza.
Edhe në kohë normale, 40 për qind e banorë të Gazës nuk kanë qasje të rregullt në ushqim dhe janë të varur nga ndihmat për të mbijetuar, tha ai. Hyrja dhe dalja nga Gaza - për 1.6 milionë banorët e saj, si dhe për tregti, kontrollohen nga Izraeli.
World Food Programme kërkon 2.000.000 dollarë në muaj për programet e saj të ushqimit në Gaza, por financimi i tij ka rënë rreth një e treta e kësaj shume, që nga viti i kaluar.