Bartësja e avionëve luftarak me koka bërthamore, Dwight D Eisenhower, i cili drejtohet nga ekipi luftarak detar mbërriti në Mesdheun lindor. Ata janë vendosur në afërsi të bregdetit Sirian. Në bord janë 70 avion luftarak dhe një total prej 8.000 ushtarësh amerikanë. Dwight D Eisenhower iu bashkua Marinës detare të mbajtjes së helikoptereve Ivo Jima, të vendosura në zonë prej gati dy javë më parë.
Dwight D Eisenhower, transportuesi i madh aeroplanëve që i përkasin marinës amerikane, me një skuadro të avionëve luftarakë dhe me 8.000 njerëz, u shfaq në afërsi të bregut sirian, pas spekullimeve rreth një sulmi të mundshëm amerikanë në Siri, edhe pse nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar rreth këtij sulmi.
Mediat kanë spekuluar se nëse Presidenti Sirian Beshar Asad, vendos për të përdorur armë kimike kundër opozitës, ushtria amerikane do të ndërhyjë "në pak ditë."
Sipas website DEBKA file-së , Amerika afër Sirisë ka 10.000 trupa në dispozicion, 17 anije, 70 avionë luftarakë, dhe 10 shkatërrues raketash.
"Është shumë herët të thuhet se çfarë mund të ndodhë në qoftë se merret një vendim për ndërhyrje. Ende nuk kanë marrë ndonjë vendim. Ka shumë opsione, dhe veprimi ushtarak mund të ndodhë shumë shpejt, brenda disa ditësh."
/Mesazhi/Sh.hulaj