Nënat siriane janë duke u përpjekur të mbijetojnë duke luftuar kundër të ftohtit dhe sëmundjeve në tendat e refugjatëve.
Gratë siriane janë duke u përpjekur për të përmbushur detyrat e tyre ndaj fëmijëve, përkundër të gjitha pamundësive për “amësi të rregullt”, raporton Anadolu Agency.
Ato janë duke u përpjekur për të gatuar ushqimet me sende që ato arritën të gjejnë në një mot të ftohtë si ky.
Këto gra, të cilat nuk mund të gjenin rroba të ngrohta për fëmijët e tyre, po luten që lufta të mbaroj sa më shpejt, si dhe po luten për kthimin e tyre në shtëpi.
Zeynep Hammudi, një nënë siriane e cila erdhi në Idlib për të qëndruar në tenda së bashku me tre fëmijët e saj, i tha Anadolu Agency se ishte shumë e vështirë për të jetuar në tendë, duke shtuar se ata nuk kanë ndonjë zgjidhje tjetër.
Hammudi ka thënë se ata kishin nevojë për gjithçka, duke shtuar se ishin duke fjetur në tokë, dhe se kishin vetëm një batanije e cila nuk qe e mjaftueshme për tre fëmijët e saj.
Hammudi tha se ata nuk kanë bukë, ujë apo karburant, dhe ajo kërkoi ndihmën e vendeve islamike dhe të botës mbarë.
Hammudi tha se fëmijët e saj kanë qenë gjithmonë të sëmurë, duke shtuar se ajo “bën roje natën”, vetëm për ti mbajtur fëmijët nën batanije.
Gjendja humanitare për refugjatët Sirian është e rëndë, ndërsa Turqia po bën maksimumin e saj për ti ndihmuar ata përmes fondacioneve të ndryshme dhe organizatave humanitare. Refugjatët falënderojnë Turqinë, ndërsa shumë prej tyre thonë se propaganda e cila u ishte mbjellur për gjoja se armiqësinë ndërmjet tyre, tashmë është shuar.
Mesazhi/A.Avdiu-Hoxha