Në mbarim të viti që e lamë pas, shumë personalite botërore si politikan ashtu edhe analistë theksuan se “tashmë u bë mjaft” për Turqinë, dhe se ajo duhet ti bashkangjitet Bashkimit Evropian sa më shpejt.
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle tha se Bashkimi Evropian, në vitin 2013 duhet të hapë kapituj të rinj negociatash me Turqinë, pasi në të kundërtën, në të ardhmen do të jetë BE-ja ajo që do të vrapojë pas Turqisë. Ai tha se Turqia 10 vitet e fundit ka bërë përparime marramendëse".
Ndërsa në një artikull të publikuar ditë më parë, gazeta britanike “Guardian” ka botuar një artikull të Philip Inman ku ai shkruan fjalë “shpresëdhënëse” për Turqinë. Në shkrimin e tij Inman thotë se “liderët evropianë, kur të kthejnë kokën prapa për të vlerësuar gabimet që kanë bërë, do të shikojnë se gabimi më i madh që kanë bërë është pengimi i anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian”.
Sipas gazetarit Philip Inman të britanikes “Guardian” Turqia mund të përballojë nevojat ekonomike të Bashkimit Evropian.
Në artikullin e tij Philip Inman lavdëron vendimin e kompanisë gjigande amerikane “Ford” për të prodhuar në Kocaeli të Turqisë automjetet për qëllime tregtare, përkundrejt qëndrimit negativ që mban dhe demonstron Bashkimi Evropian ndaj Turqisë.
Në anën tjetër, Turqia po qëndron stabile dhe me “këmbë në tokë”. Në një mesazh për fundvit, kryeparlamentari turk tha se përderisa shumë vende të botës po përballen me kriza, vështirësi ekonomike, sidomos në vendet e Bashkimit Evropian, Turqia është duke nxjerrë mësimet e duhura nga ato.
Turqia renditet në krye të pak vendeve që vazhdojnë të rriten ekonomikisht.
/mesazhi/