Mehmet Akif Ersoji, Ky personalitet, i cili ka shkruar himnin e Turqisë, ka mundur t’i ngadhënjejë jo vetëm zemrat e 5-6 milionë shqiptarëve, por edhe zemrat e 74 milionëve të popullit turk.
Mehmet Akifi, në veprat e tij, ka ndërthurur së bashku shkencat ekzakte me teologjinë. Libri i tij poetik që quhet “SAFAHAT” është i pashoq në Turqi. Në lëmin e poezisë atij nuk ka mundur t’i bëhet rival askush.
Fatkeqësisht, deri tani, intelektualët shqiptarë nuk e kanë renditur Akifin mes njerëzve të famshëm shqiptarë. Kurse në Turqi, një shtëpi botuese ka botuar12 libra me vëllime mbi veprimtarinë dhe jetën e Mehmet Akifit.
Mehmet Akifi mendonte se puna kryesore për njeriun është që të ngadhënjejë mbi veset e këqija të vetvetes, mbi veset epshore, xhelozinë, egoizmin etj…
Mehmet Akif, thoshte se : Ky vend është vendi i punës, i përpjekjes dhe vendi i luftimit. Vendi i rehatisë, i qetësisë dhe i lumturisë është jeta e ahiretit.
Për këtë arsye, Mehmet Akifi në këtë jetë nuk i pranonte edhe ato pará që i takonin atij, por ato i sakrifikonte për popullin. Në këtë mënyrë jetonte kënaqësinë e kësaj jete, duke sakrifikuar shijet e kësaj jete për jetën tjetër...
Nuk largohemi dot, pa përmendur edhe thirrjet e tij duke i'u drejtuar popullit të tij :
“Një atdhe që është pa zot, ai duhet të zhduket;
Në qoftë se ti i del zot atij, ai atdhe nuk humbet.
Mos thuaj puna u sos, energjinë mos e humb.
Or populli i vdekur, qëndro, mos u shkri si plumb!”
─ Nga Bujamin SALIJA - HISTORIAN