Kryetari i Entit Fetar të Turqisë, Mehmet Gormez, deklaroi se asnjë lloj besimi nuk mund ta pranojë vrasjen e njerëzve të pafajshëm nën petkun e fesë.
Mehmet Gormez, i cili shkoi në Moskë me ftesë të Patrikut të Kishës Ortodokse Ruse, Kirill, realizoi takime me Kirillin dhe Kryetarin e Këshillit Myftinor të Rusisë, Ravil Gajnudin.
Kryetari i Entit Fetar të Turqisë, Mehmet Gormez, në deklaratën, që bëri në fillim të takimit me Patrikun e Kishës Ortodokse Ruse, Kirill, vuri në dukje se mbështetja e dhunës dhe terrorit në ndonjë besim fetar nuk mund të pranohet nga asnjë fe në botë.
“Ngarkimi i këtyre lloj mbrapshtive besimtarëve të pafajshëm, do të thotë të mbështesësh dhunën dhe terrorin”, shtoi Mehmet Gormez.
Duke sqaruar se myslimanët e Rusisë zotërojnë klimën e duhur për të bashkëjetuar në paqe me besimet dhe kulturat e tjera në këtë vend, kryemyftiu turk tha: “Zhvillimi i këtij thelbi me një arsim fetar të përhapur, që qëndron mbi themele shkencore të forta, do të parandalojë mishërimin e çdo lloj keqinterpretimi fetar.”
Ndërsa Patriku i Kishës Ortodokse Ruse, Kirill, shprehu kënaqësinë e tij për sjelljen njerëzore, që tregohet kundrejt qytetarëve rusë në Turqi, dhe për hapjen në Antalia e një Kishe Ortodokse Ruse të varur nga Patrikana e Stambollit.
Më pas Mehmet Gormez pati një takim me Kryetarin e Këshillit Myftinor të Rusisë, Ravil Gajnudin, me të cilin bisedoi rreth arsimit fetar të myslimanëve në Rusi dhe dekorimit të brendshëm e të jashtëm të xhamisë, që vazhdon të ndërtohet kryeqytetin Moskë.
Palët ranë dakord që gjatë muajit janar 2012 një ekip teknik nga Enti Fetar i Turqisë të vizitojë Moskën lidhur me ndërtimin e xhamisë në fjalë. (trt)