Llukmani ishte një shërbëtor modest te një mbret i fuqishëm.
Një ditë mbreti i dërgoi shërbëtorët në kopsht që t’i sillnin fruta që të freskohej pak. Kur shërbëtorët i mblodhën frutat, u erdhi dëshira që t’i hanë dhe mbretit i thanë se i kishte ngrënë Llukmani. Mbreti i hidhëruar dhe iu vërsul Llukmanit.
Për këtë shpifje Llukmani i urtë iu drejtua mbretit:
- O mbret i nderuar! Të jesh shërbëtor i mbretit dhe të veprosh fshehtë pas shpine, Zoti nuk është i kënaqur nga një sjellje e tillë. Ata i kanë ngrënë frutat e jo unë. Vërtetoje dhe do të bindesh se unë flas të vërtetën. Na jep të pimë ujë të nxehtë, e pastaj urdhëro të vrapojmë. E do të shohësh se kush është fajtorë.
Mbreti i urdhëroi të gjithë shërbëtorët të pinë ujë të nxehtë, e ata nga frika pinë edhe më shumë. Pastaj i urdhëroi të vrapojnë në fushë. Të gjithëve, nga uji i nxehtë dhe vrapimi iu turbullua dhe filluan të vjellin ujin dhe frutat. Edhe Llukmani volli, por vetëm ujë të pastër.
Bëhuni të sinqertë dhe mos e akuzoni tjetrin për atë që vet e keni bërë. Kujtoni ditën kur do të zbulohen të fshehtat dhe secili do të shohë se çfarë ka vepruar.