Komitetet lokale koordinuese në Siri, njoftojnë në raportin e tyre se sot deri më tani, në këto momente, në Siri janë vranë 100 njerëz, përfshirë dy fëmijë dhe dhjetë gra.
Në gjithë hapësiren e Damaskut, regjimi Sirian po përpiqet me operacione të shumta ushtarake, për të ndaluar përparimin e ushtrisë çlirimtare. Kështu është raportuar nga vëzhguesit për të drejtat e njeriut në Siri, me seli në Londër. Ndërsa, gjithashtu janë regjistruar edhe sulme ajrore, kundër opozitarëve në rrethinën e Damaskut.
Siq raportohet, është goditur së pari vendi Nashibije, ku janë regjistruar një numër i të vdekurve dhe të plagosurve. Beteja tjera të ashpra, janë regjistuar edhe në disa paralagje, raportojnë vëzhguesit.
Sipas mediave, prapë edhe një pilot sirian, me avionin e tij u arratis matanë kufirit në provincën Adana në Turqi, me bombarderin e tij MiG-23. Thuhet që piloti së pari ka kontaktuar me ushtrinë turke, përcjellin mediat turke. Një rast i ngjajshëm ka nodhur edhe para një viti në Jordani, kur piloti me avionin luftarak MiG 21, kishte dezertuar në Jordanin fqinje, dhe ka kërkuar azil politik.
/Mesazhi/Sh.Hulaj