Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | Miqtë e Sirisë paralajmërojnë Damaskun: Shans i Fundit | |
Përfaqësuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara dhe i Lidhjes Arabe për Sirinë, Kofi Annan situatën në vend e cilësoi si shumë kritike dhe tërhoqi vëmendjen në brishtësinë e armëpushimit.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes paraprake mes Kombeve të Bashkuara dhe Sirisë në lidhje me vëzhguesit, OKB-ja rriti numrin e vëzhguesve në këtë vend. Kombet e Bashkuara njoftuan se deri më tani në Siri gjenden 7 vëzhgues, të hënën edhe dy vëzhgues të tjerë do të shkojnë në këtë vend dhe pritet që brenda javës numri i përgjithshëm i tyre të arrij në 30.
OKB-ja synon që numrin e vëzhguesve për të kohë të shkurtë të nxjerr në 300. Por, zëdhënësi i Kofi Annanit situatën në vend e cilësoi si shumë kritike dhe tërhoqi vëmendjen në brishtësinë e armëpushimit.
Edhe Sekretarja amerikane për Marrëdhënie me Jashtë, Hilari Klinton dha sinjalin për sanksione shtesë në rast të dështimit të misionit të vëzhguesve. Grupi i Miqve të Sirisë në mbledhjen e tretë të organizuar në Paris pas atyre në Tunizi dhe Stamboll paralajmëroj për luftë të mundshme civile në rast se nuk zbatohet plani i Annanit i cilësuar si “shans i fundit”.
Ndërkaq Rusia, e cila nuk mori pjesë në mbledhje edhe pse ishte e ftuar, këtë mbledhje e cilësoi si të njëanshme ndërsa planin e Annannit si të dëmshëm.
Nga kjo mbledhje doli vendimi edhe për rritjen e ndihmave humanitare. Zotimin e vendeve pjesëmarrëse në këtë mbledhje e publikoi Ministri i Jashtëm i Francës, Alen Zhupe (Alain Juppe) duke thënë se “Turqia dhe Jordani vende këto që kanë pranuar refugjat, mund të kenë besim tek ne”.
Sipas shifrave zyrtare të OKB-së 1 milionë persona në Siri kanë nevojë për ndihma. Nga qeveria e Sirisë kërkohet që në mënyrë urgjente të lejojë hyrjen e ndihmave humanitare.
Ndërsa udhëheqja e Esadit bën që populli të paguaj faturën e sanksioneve ekonomike të vendosura si rezultat i luftës së përgjakshme ndaj protestuesve që vazhdon për më shumë se 1 vit. Ekonomia e vendit mundohet të mbahet në këmbë me rritjen e çmimeve të njëpasnjëshme.
Edhe sirianët të mërzitur nga rritja e çmimeve janë derdhur nëpër rrugët te Damaskut për protesta./trt / | |
|