Oscar
Zyrtarët amerikanë të emigracionit arrestuan regjisorin e filmit palestinez të dominuar për Oscar. Filmi “Five Broken Cameras” ishte në rrugën e tij për në Los Angeles, dhe ishte nominuar për Academy Awards, ngjarje që pritet të ndodhë të dielën. Ai u kthye mbrapsht, duke i thënë se “nuk ka prova të duhura se është i nominuar”. Regjisori palestinez Emad Burnat tregon : "Natën e kaluar, kur ne ishim duke pritur për të shkuar në Los Angelos ... unë dhe familja ime u mbajtëm nga zyrtarët e emigracionit për rreth një orë, duke na marrë në pyetje në lidhje me qëllimin e vizitës sime në Shtetet e Bashkuara." "Edhe pse ishte një përvojë e pakëndshme, kjo është një dukuri e përditshme për palestinezët," tha Burnat. Ai tregon se u mbajt gjashtë orë në një post-bllok, kur ishte duke udhëtuar për në Turqi. Arrestimi i tij është raportuar fillimisht nga bashkë-regjisori Michael Moore. Filmi “Five Broken Cameras” është një rrëfim i jetës së përditshme të palestinezëve në Bregun Perëndimor. Titulli i referohet numrit të kamerave të thyera, prej se Burnat filloi të punojë filmin.[justify]