E diel 3 Mars 2013 21:25 Kundërshtarët e presidentit sirian Bashar al-Asad votuan të dielën për të zgjedhur 29 anëtarët e këshillit krahinor për të kandiduar për të udhëhequr zonat e mbajtura në krahinën veriore të Aleppos. "Për herë të parë, Aleppo do të ketë një këshill të zgjedhur lirisht, përmes së cilave do të udhëhiqen rajonet provinciale. “Ne shpresojmë që Siria do të ketë zgjedhje të lira së shpejti," tha kandidati Yehia Naanaa nga qyteti Hreitan Votimi po mbahet në qytetin turk Gaziantep, për shkak të problemeve të sigurisë në Aleppo. "Vota është plot sfida. Për shkak të pasigurisë në Aleppo, ne nuk mund të mbajmë votimet atje. Gjithashtu, asnjë kandidat nuk mund ta bëjë fushatën e duhur," tha Naanaa. Aleppo ka qenë qyteti që pësoi më së shumti nga konflikti 2 vjeçar. Një pjesë e madhe e Aleppos është jashtë kontrollit të regjimit.