Dy arabë të pasur janë ndër njerëzit e paktë që zotërojnë apartamente ekstra luksoze në një pjesë të Hyde Park të Londrës. Ndërtesat janë themeluar nga Nick dhe Christian Candy së bashku me kompaninë Waterknights –raporton revista Vanity Fair. Artikulli zbuloi se kreu i financave i qeverisë së Katarit ka blerë një apartament 18 milion dollarësh, ndërsa vetë kryeministri Katarit ka në pronësi një kompeks gjigand në Ishujt Kajman. Kryeministri i Katarit Sheikh Hamad bin Jassim al-Thani gjithashtu zotëron kompleskin Waterknights. "Ata janë jashtëzakonisht të pasur, dhe shumica e tyre nuk duan që ju ta dini se kush janë ata, dhe se si ata kanë fituar paratë e tyre." Në mesin e atyre si edhe u përmend një miliarder nigerian i naftës, një këngëtare kazake, dhe zyrtarë rusë dhe kinezë të biznesit. Identitetet e shumica e atyre që kishin në pronësi apartamentet në Hyde Park ishin të fshehura, tha artikulli.[justify]