Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | Erdoan: Thirrja e Oçalan është tejet pozitive | |
Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan tha se vlerëson tej mase thirrjen e liderit kurd Abdullah Oçalan për armëpushim. - Cito :
Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij holandez Mark Rutte, Erdogan theksoi se ai e konsideronte se mesazhi i liderit kurd Abdullah Oçalan është një zhvillim pozitiv. "Thirrja e Oçalan është një zhvillim pozitiv. Ka shumë grupe që jetojnë prej terrorit në Turqi. Ky është një proces i cili do të përfundojë lojën e grupeve të tilla", theksoi Erdogan. Erdogan shtoi se ai do të kishte qenë i kënaqur të shoh flamurin turk në Dijarbakir gjatë festimeve të Nowruzit të enjten. "Fakti që flamuri turk nuk mund të shihet gjatë festimeve Nowruz në Dijarbakir ishte një qasje provokative e atyre që përpiqen të ndikojnë negativisht në procesin e zgjidhjes së problemit," tha Erdogan gjithashtu. Një mesazh i kreut të burgosur të partisë kurde PKK , Abdullah Oçalan, iu drejtua në gjuhën kurde dhe turke të gjithë militantëve, të cilëve iu tha të dorëzojnë armët dhe të tërhiqen për në Irak. "Ne kemi arritur në pikën ku duhet të heshtin armët dhe të flasin idetë. Një epokë e re ka filluar, ku ajo është politika, e jo armët. Unë besoj se ata që besojnë në këtë proces do të jenë të kujdesshëm ndaj ndjeshmërisë së procesit derisa të arrin fundin. Ky nuk është një fund, por një fillim i ri. Kjo nuk është heqje dorë nga lufta jonë, por është një fillim i ri, "tha Oçalan. "Ne do të bashkohen kundër atyre që përpiqen të na ndajnë dhe të na vënë në konflikt kundër njëri-tjetrit,"tha mesazhi i tij. Erdogani është lideri Turk i cili qysh prej ardhjes në pushtet është përpjekur për tu siguruar 15 milionë kurdëve që jetojnë në Turqi të drejta më të mëdha, duke u shprehur i gatshëm që tu ofroj të drejta kushtetuese shtesë. /mesazhi/ | |
|