Gjykata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vendosur që kompania McDonalds t’ju paguaj një kompensim prej 700 mijë dollarësh komunitetit musliman në Michigan e cila pretendon se McDonalds ka shërbyer ushqim me etiketë "hallall", e cila nuk është në përputhje me rregullat fetare islame, bënë të ditur gazeta amerikane "Washington Post"
Gjykatësi vendosi që marrëveshja të zgjidhet me kompensim prej 700 mijë dollarësh në mes të kompanisë McDonalds dhe komunitetit musliman në Miçigan, e cila ka ngritur një padi kundër McDonalds, duke pretenduar se restoranti i kësaj kompanie të madhe në Detroit ka shërbyer ushqim që është i "ndaluar" për muslimanët, e që është reklamuar si produkt në përputhje me rregullat e Sheriatit.
Ky rasti gjyqësorë ka filluar në shtator të vitit 2011, kur konsumatori Ahmed Ahmed ka blerë një sendviç pule në një restorant të McDonalds-it, e pastaj zbuloi se ai produkt nuk ishte hallall.
Sipas shkrimit në "The Washington Post", paratë nga kjo marrëveshje do t’i ndahen Ahmedit, Klinikës së shëndetit në Detroit, Muzeut Kombëtar arabo-amerikan në Dearborn, si dhe avokatit të Ahmedit. Megjithatë, njëri prej avokatëve, Majed Moughni, thotë se nuk është i kënaqur me shumën e marëveshjes, duke vënë në dukje se ajo nuk do të ndihmojë ata që janë ofenduar më së shumti.