Hungaria është bërë nikoqire e një ekspozite të veçantë e cila është organizuar në xhaminë Hasan Yakovali Pasha. Kjo xhami është në mesin e monumenteve osmane në Hungari dhe është ndërtuar në shekullin e 17-të. Ekspozita e organizuar quhet "Rruga e All-llahut", dhe pasqyron shtyllat e islamit.
Ekspozita e përshkruan pesë kërkesat, apo shtyllat e besimit islam, përmes një dhome me pesë kënde të rrethuar me pasqyra. Shtyllat e agjërimit, namazit, zekatit dhe haxhit janë shkruar me kujdes në arabisht me bukurshkrim kaligrafik, ndërkohë shehadeti është qëndisur në llambadar që shndritë dhomën.
Shumë vepra të mbledhura nga muzetë në Turqi dhe Hungari janë vendosur nën pasqyrat e ekspozitës, e që simbolikisht përfaqësojnë shtyllat e islamit.
Xhamia Hasan Yakovali Pasha është e mbrojtur nga Këshilli i Sigurimit Kombëtar të Monumenteve në Hungari. Ndërsa Xhamia e shekullit të 17 është përcaktuar aktualisht si një muze, namazi ende mund të kryhet në disa pjesë të ndërtesës.
/mesazhi/