KINË Një foshnje e sapolindur është bërë një yll brenda natës, pasi ka mbijetuar makthin e hedhjes në një tualet publik. Nëna qe e braktisi, një 22 vjeçare, thotë se ajo nuk ishte në gjendje të përballojë abortin, prandaj vendosi që ta lindte dhe ta braktiste. Foshnja me sa duket e ka përballuar me mrekullueshëm qëndrimin në tubat e kanalizimit, meqë pesha e tij ishte relativisht e vogël, 2.8 kg. Me ta dëgjuar zërin e djaloshit të sapolindur, një banor thirri zjarrfikësit, të cilët bënë çmos për ta shpëtuar jetën e tij. Për ta nxjerrë nga sistemi i kanalizimit në të cilën ai kishte ngecur, ata prenë një tub 10-centimetërsh. Ndërkohë, spitali ku aktualisht po qëndron foshnja është mbushur me donacione, dhe oferta birësimi. /mesazhi/[justify]